Në provim
Në provimin e gjinekologjisë, profesori pyet studentin:
– Sa lloje lindjesh ka?
Studenti nis të përgjigjet: – Lindje natyrale, me operacion cezarian dhe… dhe… – nga banga që ka pas, ai dëgjon sugjerimin e shokut dhe, pa iu menduar gjatë, thotë: – Dhe lindje anale…
Profesori nuk e jep veten, por vazhdon me pyetjet e tij: – Shumë mirë, atëhere më thuaj se kur dhe si ndodh secila prej tyre…
Studenti shpjegon ecurinë e dy të parave. Kur vjen puna tek e treta, i sigurtë që nuk duhet ta kishte thënë atë fjalë, hesht, por profesori këmbëngul: – Nëse nuk di të më thuash se kur mund të bëhet lindje anale, më thuaj të paktën një rast kur ka ndodhur një lindje e tillë.
Atëhere studenti përgjigjet me siguri të plotë: – Po, tani më kujtohet… ka ndodhur njëzet vjet më parë, kur lindi ky maskarai që kam te banga prapa…
Makina
Njëri i thotë shokut të tij: – Xhaxhai im është një gjeni! Ai mori karrocerinë e një Benzi, motorrin e një Ferrari, rrotat e një Fordi, sediljet e një Kadillaku…
– Uau! Dhe çfarë bëri? Një makinë të re?!
– Jo, tre vjet burg!
Telefonata
Bie telefoni i zyrës dhe nga ana tjetër e receptorit, dëgjohet zëri i një burri:
– Dua të flas me avokatin!
– Më vjen keq, – përgjigjet sekretarja, – Por avokati vdiq javën e shkuar…
Të nesërmen, burri telefonon prapë: – Dua të flas me avokatin!
Sekretarja: – Siç ju thashë edhe dje, avokati vdiq javën e shkuar…
Një ditë më pas, burri telefonon prapë për të folur me avokatin. Sekretarja, e acaruar, i përgjigjet: – Mor zotëri, jua kam thënë kaq herë se avokati ka vdekur… A mund ta di se pse më telefononi prapë?
– Epo… sepse ky lajm më jep një kënaqësi të paparë!
Mbi Titanik
Jemi mbi Titanik dhe kapiteni u thotë pasagjerëve:
– Kam një lajm të mirë dhe një të keq!
– Na thuaj në fillim të mirin!
– Të mirin, të mirin…
– Do të fitojmë 11 çmime Oskar!
Mjeku dhe molla
Beni futet në shtëpi me vrap dhe pyet të atin:
– Babi, babi, është e vërtetë se një mollë në ditë, e mban mjekun larg?
– Po, po, kështu thonë…
– Atëhere, shpejt, më jep një mollë! Sapo theva me top xhamin e doktorit!
Toreadori
Gruaja e toreadorit, e pakënaqur nga i shoqi, i thotë: – Dëgjo Pedro! Kjo është e padrejtë… pas çdo fitoreje, ti ke marrë gjithmonë një trofe: Bishtin e demit, veshët e demit, brirët e demit dhe… pikërisht atë që të duhej më shumë, nuk ta kanë dhënë asnjëherë!