Të kursyer në falë, shumë konkurues, u pëlqen të sundojnë, biologjikisht janë jo besnikë… Mjafton kaq për ta kuptuar se bëhet fjalë për burrat! Për të gjetur pse ata janë gatuar ashtu siç janë gatuar, ju ndihmon shkrimi i mëposhtëm.

1. Truri i burrave është ndryshe nga ai i grave

Ekspertët sigurojnë se ekzistojnë ndryshime shumë domethënëse midis trurit të burrit dhe atij të gruas dhe kjo bën që ata të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë në mënyra të ndryshme.

1. Ky ndryshim varet nga madhësia e “trupit me kallo”, një nyje nervash që ndodhet në tru dhe që bën lidhjen midis dy hemisferave. Kjo zonë bën që sinjalet e mendimit të transferohen nga ana e majtë e trurit (që merret me të folurin dhe logjikën) drejt anës së djathtë (që merret me ndjenjat dhe mendimet). Me sa duket, “trupi me kallo” i femrës është më i madh se ai i mashkullit, kështu që, nëse emocionet e grave udhëtojnë me shpejtësi 144 km/orë, ato të burrave udhëtojnë shumë më ngadalë. Për pasojë, shumica e burrave janë shumë më të ngathët se gratë kur vjen puna për të shprehur emocionet e tyre dhe për këtë arsye, ata e kanë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre.

2. Megjithatë, burrat kanë më shumë aftësi se gratë për gjëra të tjera, si për shembull për të klasifikuar në zona të caktuara informacionin e marrë, stimujt dhe emocionet. Për këtë arsye, një burrë mund të flasë me një vajzë tjetër gjatë gjithë mbrëmjes dhe kjo të mos ketë asnjë domethënie për të. Për të, kjo nuk ka lidhje me atë që ndjen për ty dhe nuk e kupton pse ti irritohesh për diçka kaq të pakuptimtë.

3. Burrat e vënë theksin te fitorja dhe arritjet, ndërkohë që gratë përqendrohen më shumë te ndërtimi i një lidhjeje.

4. Truri i tij, ndryshe nga ai i grave, u kushton më pak vëmendje detajeve dhe kjo shpjegon se pse ai nuk vë re disa gjëra, si për shembull, modelin tënd të ri të flokëve.

2. Bien në dashuri më shpejt se gratë

Pse? Burrat ndikohen më shumë nga pamja, kështu që kur shohin një grua që u pëlqen, janë më të predispozuar të bien menjëherë në dashuri me të. Kur një vajzë njihet me një djalë, truri i saj fillon të analizojë: Me çfarë merret? Ku jeton? A do të jetë njeri i mirë? Për këtë arsye ajo ka nevojë për më shumë kohë që të vendosë për një pretendent. Burri mendon vetëm një gjë: “Sa e mirë është! Dua të shkoj me të”. Antropologët thonë se kjo sjellje tipike mashkullore i detyrohet pjesërisht parimit të vazhdimësisë së species. Që në lashtësi, dashuria kishte një bazë biologjike, me një fjalë burrat bënin dashuri me qëllim riprodhimi. Ata i vinin rrotull një gruaje që kishte pamjen e një nëne potenciale. Tanimë e dimë pse burrat ia japin aq shpjet zemrën objektit të dëshirës së tyre, por duhet të dimë edhe që kjo ndjesi joshjeje mund të zgjasë shumë pak. Në fakt, mund të kesh vënë re se si një djalë ta kërkon numrin e telefonit me shumë dëshirë e pastaj nuk kujtohet më për ty. Mbase i pëlqen në atë moment, por më pas, magjia është zhdukur.

3. I tregojnë me gjeste emocionet e tyre

Mund të të ketë ndodhur që, kur ka ardhur momenti të shprehte emocionet e tij, partneri yt e ka kyçur gojën, aq sa do të duheshin një palë pinca për t’ia hapur. E thamë se ai nuk disponon të njëjtat mjete komunikuese me ty. Sipas ekspertëve, gratë i shprehin me fjalë emocionet më mirë se burrat, sepse estrogjeni, hormoni që i bashkangjitet aftësisë së të shprehurit me fjalë është shumë i pranishëm në trupin e gruas. Ndërsa testosteroni, hormoni mashkullor, është i lidhur me manifestimin fizik. Kështu, burrat i shprehin emocionet e tyre nëpërmjet gjesteve, si për shembull: Duke dhënë dhurata, duke hapur portën, etj. Kjo është mënyra që kanë burrat për të të thënë: “Je e rëndësishme për mua”. Përfundimi: Herën tjetër, kur partneri yt të mbush serbatorin e makinës ose të mban çantat e pazarit, merre si provë dashurie.

4. Edhe ata i emocionon martesa

Po, edhe burrat martohen dhe më e bukura është se martohen me dëshirën e tyre. Pse? Në të vërtetë, janë të shumtë burrat të cilëve u pëlqen të ndjekin disa rregulla dhe norma, pra të pranojnë kushtet e kontratës martesore, por sipas ekspertëve ekziston një faktor i rëndësishëm që një burrë të vendosë të martohet dhe kjo është konkurenca. Kur një burrë martohet, në mënyrë të pandërgjegjshme mban larg burrat e tjerë. Me këtë mënyrë ai u dërgon një mesazh të qartë meshkujve të tjerë beqarë: “Kjo grua është e imja dhe mos guxo t’i afrohesh!”. Fakti që gruaja qëndron pranë tij dhe i përket “ekipit” të tij, e bën të ndihet i sigurtë. Për çudi, kjo tregon se burrat në një martesë kërkojnë stabilitetin personal, ashtu si edhe gratë. Pavarësisht nga ndryshimet, mbase burrat dhe gratë nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri në aspiratat e tyre jetësore.

5. Janë të predispozuar për të mos qëndruar besnikë

Thuhet se burrat përpiqen të shkojnë me sa më shumë gra për një çështje evolucioni: Për të shpërndarë farën e tyre dhe që specia të vazhdojë të ekzistojë, por nuk është vetëm kjo. Sipas ekspertëve, ata e kanë më të lehtë se gratë ta ndajnë seksin nga emocionet. Kur një grua arrin orgazmën, niveli i oksitocinës, substancës kimike që i bën të ndjehen të bashkuara me partnerin qëndron në nivel të lartë për ditë të tëra. Për këtë arsye, pasi ka shkuar me një djalë, gruaja jeton si mbi re, duke menduar se midis asaj dhe partnerit ekziston një lidhje e veçantë. Te burri niveli i oksitocinës ulet menjëherë dhe kjo bën që ai të mos ndjejë kaq shumë.

6. U pëlqen të drejtojnë

Pse ata ulen me këmbë kaq të hapura sa zënë edhe vendin ngjitur? Kjo është çështje territoriale! Nuk po bëjmë shaka. Përveçse tregohet i paedukatë me ata që i rrinë afër, testosteroni që ndodhet në trupin e një burri e bën atë të sillet si mbreti i botës. Sipas ekspertëve, testosteroni zgjon te burri një impuls biologjik të lidhur me dominimin. Konkurenca, kontrolli dhe fitorja mbi dikë janë koncepte të pranishme në trurin e një burri. Kur një burrë ulet me këmbë të hapura, tregon fuqinë e tij dhe në këtë mënyrë mban larg burrat e tjerë rivalë. Por nuk mbetet me kaq, sepse me këtë gjest ai mund të jetë duke demonstruar organet e tij gjenitale. Kështu, gratë mund të shohin organet e tij dhe atij i shtohet krenaria dhe fuqia seksuale. Vajza, kuptojeni! Nëse nuk mund të demontrojnë dekoltenë ose këmbët me minifund, duhet ta bëjnë me atë që kanë, apo jo?

Bëhu “mjeshtre manipuluese”

Truke për të stimuluar cilësitë e mira të partnerit.

1. Ke nevojë për një masazh? Thuaji se ti di të bësh masazh më mirë se ai. Kjo do të zgjojë ndjenjën e tij konkuruese dhe më në fund do të provosh masazhin e dëshiruar.

2. Burrat zakonisht krijojnë intimitet nëpërmjet aktiviteteve fizike. Për të forcuar lidhjen tuaj, propozoji të bëni bashkë vrap në park, të shkoni në palestër ose të bëni një seancë seksi.

3. Nëse nuk të bind sensi i tij i estetizmit, stimuloje me ndonjë lavdërim. Për shembull, nëse i ka vetullat e bashkuara dhe ty nuk të pëlqen, thuaji se ka sy të bukur dhe me vetulla pak më të veçuara do t’i dilnin më në pah.

4. Ndihesh e lodhur sepse gjithmonë i organizon ti gjërat? Shumicës së burrave u pëlqen të zgjidhin probleme, kështu që thuaji se nuk po e planifikon dot fundjavën dhe shiko si do t’i hyjë menjëherë punës për t’ia dalë mbanë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *