Mund të themi se Dafina Zeqiri është këngëtarja që është përballur më shpesh me këtë fenonem. Kohët e fundit nuk ka klip të ri të sajin të cilin pasi publikohet, nuk kalon një javë dhe e bllokojnë. Këtë herë flitet se arsyeja e bllokimit të klipit të saj më të ri me tirull “Ndjenjë tjetër” është se ajo akuzohet se ka borxhe. Dafina Zeqiri kohë më parë publikoi videoklipin “Ndjenjë tjetër”, i cili edhe pse u prit mirë nga publiku, duket se nuk është pritur mirë nga dikush tjetër. Në përshkrimin e bllokimit, shkruhet: “Lavire paguaj borxhin”, që duket se ka të bëjë me ndonjë ish-bashkëpunëtor të Dafinës që ka bërë ankesë në YouTube. Dafina ka pasur gjithmonë probleme me publikuesit në kanalin e saj në YouTube dhe ky problem i ri duket se buron nga e kaluara jo fort e mirë e Dafinës sa u përket publikuesve dhe transmetuesve të krijimtarisë së saj artistike. Tani, ajo është nën mbrojtjen e OnAir FM. Presim reagimin e Dafinës, e cila deri më tani, nuk ka thënë asgjë rreth kësaj çështjeje…
Advertisement