Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mesazhe, dedikime…

Dedikime miqësore

Ajo e ka emrin Diana dhe është Zv. Kryetare e Bashkisë në Bilisht, një nga emrat më të nderuar të një institucioni të rëndësishëm të shërbimit jetik të qytetarëve. Personaliteti i spikatur i kësaj gruaje dhe nëne të devotshme, titullare të përgjegjshme ka shkëlqyer me një forcë dhe bukuri të pashoqe kudo dhe kurdoherë. E rritur në një familje që ka trashëguar virtytet më të shenjta të dashurisë e përkushtimit, znj. Diana do të bëhej pararendësja e sprovuar e kësaj dashurie shoqërore të kultivuar. Pasioni dhe përkushtimi i saj ka merituar gjithnjë notën më të lartë. Sepse, Diana Kapo ka portretin më të dashur të shoqërisë, familjes të përkryer e identitetit të vyer në detyrë. Sepse të gjitha arritjet e suksesit kanë një vulë të vetme, devocion të papërtuar! Për qytetarët e Bilishtit znj. Diana do mbetet një shkollë e vërtetë e mbarëvajtjes në punë dhe emancipimit, gjithnjë e dashur, qytetare nderi. Urimi im mbetet i sinqertë. Qofsh kështu përherë zonja Diana, Zoti të dhëntë forcë, besim e dashuri. Alban Arapi.

Ti gjithmonë ke qëndruar pranë meje. Unë përherë do të jemë pranë teje, shoku im! Shokët janë engjujt të cilët na ngrisin në këmbët tona atëhere kur krahët tonë kanë problem të  kujtojnë si të fluturojnë! Po të merrja nga një lule sa herë që më ke bërë të qeshë, do të kisha një kopsht për të ecur në të përgjithmonë! Kur nuk kam mundur të jap një buzëqeshje, Ti më ke bërë të qeshë. Kur unë isha e pikëlluar dhe e lënduar, ti ishe afër meje të mi tharësh sytë Shoqëria jote do me thënë botë për mua. Ti më ke treguar se çfarë domethënie ka shoqëria në të vërtetë!! Ti ishe pranë meje kur unë kisha më së shumti nevojë! Të falemnderit që ishe shoku im! Të falemnderit për të gjithë kujtimet e pazavendësueshme… Momentet e këndshme me dhimbje, kohën kur lotët nuk ndaleshin duke rrjedhur, dhe të gjitha marrëzitë ndërmjet. Ti je një shok i vërtetë. Kur e gjithë bota shkoi, Ti ishe këtu me duart e hapura. Të falemnderit që ishe shoku im !! Shoku i vërtetë është ai i cili mbikqyrë të gjitha dështimet dhe feston suksesin tënd! (Ti je një shok i vërtetë) Të falemnderit që ishe aty kohë pas kohe, prej fillimit deri në fund, shoku im i durueshëm. Arjanit nga Hana.

Advertisement

Martin dhe Laureta, ju uroj që lumturia e sotme të ju zgjasë përjetësisht. Përgëzime për martesen tuaj. Lumturi të Përjetshme! Dashuri të përjetshme! Uroj që këtë bashkim çiftesh Zoti ta bekojë, për të dy, tju japë dashuri dhe gëzime. Uroj që çdo ditë e martesës tuaj të shkëlqejë, mu sikurse kjo e sotme. Urime të përzemërta në ditën e marteses tuaj. Prej Lindjes deri në Perendim të Diellit! Përjetësisht! Përgëzime për martesën tuaj! Uroj që çdo minutë në ditën tuaj të veçantë të jetë një kujtim i veçantë për ju që do ta mbani dhe ndani së bashku përgjithmonë. Dana.

 

 

Mesazh nënës…

Për nënën më të mirë në botë, atë që më solli në jetë dhe më mban në jetë. Të faleminderit për dhuratën e jetës! Të falënderohem për të gjitha gjërat e vogla që i thua dhe i bën, dhe të të dëshiroj të gjithë gëzimin që jeta të ta sjell ty! Ti ke një vend shumë special, që askush tjetër nuk mund ta përmbush… sepse ti domethënë shumë për mua, dhe e din se çdo herë do jetë ashtu! Të faleminderit shumë për gjithë atë që bën për mua. Je e dashur me dashurinë e cila rritet, nga një ditë në ditën tjetër. Sepse ke qenë dhe gjithmonë do të jesh, nëna e dashur dhe e mrekullueshme!  Nënë është fjalë universale për dashuri. Ky mesazh vjen për ty nënë që me sherimin tënd, u shëruan dhe zemrat tona si familje. Nanalokes time kaq të ëmbël dhe që më jep jetë Mara. Nga vajzat e tua që të duan shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime, pershendetje...

Next Post

Serxho Gjyli, Mister Turizmi 2014: Pushoni në Shqipëri, jo nëpër botë!

Advertisement