Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ata që nuk intervistuam dot këtë javë. Nga Artan Kristo

Sot u botua numri i ri i gazetes “Intervista”. Ju lexuat shume intervista me VIP-a e personalitete të ndryshme që, me siguri, ju pëlqyen. Por e dini se kishte edhe disa prej tyre që, edhe pse deshëm, nuk i intervistuam dot këtë javë…?

ERION VELIAJ
Edhe pse Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliajt, i ndodhi si te kënga myzeqare “Të dielën u martove, të hënën në punë shkove”, ne nuk mundëm ta takonim atë as këtë javë. Në fakt, edhe ne, nisur nga fjala e urtë “Ruaju nga beu i ri, brisku i ri dhe dhëndrri i ri”, nuk ngulëm këmbë shumë ta takonim, edhe pse ishim shumë kuriozë të mësonim se si e justifikonte ai faktin se Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në dasmat e tij, as në atë të Gjirokastrës e as në atë të Pezës. Përse vallë? Dikush na tha se Ramës nuk i kishin bërë ftesë, për shkak të një harrese të thjeshtë. Ngaqë ministri donte të mbushte sallat, i kishte bërë ftesat sipas Facebook-ut, duke ftuar gjithë shokët e regjistruar aty dhe Rama, ngaqë nuk bënte pjesë në ta, kishte mbetur pa ftesë. Dikush tjetër na tha se mes tyre ka pasur një ftohje që në sherrin mes Kryeministrit e Adi Krastës e që atëhere, ata kanë vetëm marrëdhënie institucionale. Si do të jetë e vërteta vallë?

EDI RAMA
Edhe pse Kryeministri Rama shkruajti në Facebook se ai qesh sa herë që i përmendin veshjen e tij, ne prapë deshëm ta pyesnim pikërisht për këtë. Pse u vesh ashtu në Kinë? Nuk gjeti vend tjetër ku të provonte këmishat e reja? E bëri pa ndonjë qëllim, apo ia kishte këshilluar dikush? Insistojmë te veshja sepse, kur e vërejtëm “zhurmën” e madhe që u bë në shtyp rreth këmishave, na u kujtua një ndodhi e viteve të socializmit, me regjisorin tonë të shquar, Pirro Mani. Ai njëherë kishte vënë në skenë një dramë pak “me spec” dhe, për t’u shpëtuar kritikave të komisionit që do ta aprovonte, vendosi në një cep të skenës një rrotë qerreje. Se, e dinte që komisionit do i binte në sy ajo dhe do diskutonte për të, duke lënë mënjanë përmbajtjen e dramës. Dhe ashtu ndodhi. Njëlloj si me këmishat e Ramës. Po çfarë desh “të fshihte” Kryeministri ynë? Për çfarë nuk donte ai që të diskutonin njerëzit? Për avionin privat që ia ofruan kinezët, ndonjë marrëveshje me ta, apo diçka tjetër? Ja, këtë deshëm t’i pyesnim zotit Rama…

Advertisement

ERMONELA FELAJ
Deshëm të takonim këtë javë edhe Ministren e re të Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, që zëvendësoi pas dorëheqjes, zotin Ilirjan Celibashi. Deshëm të na sqaronte pak, është apo nuk është ministre? Se, nuk u besuam syve kur ditë më parë, duke u futur në faqen e internetit të Kryeministrisë, pamë se fotografia e saj nuk ishte mes ministrave, siç nuk ishte as ajo e zotit Celibashi. Mirëpo, pas dy ditësh, ndodhi çudia. Në faqe ishte shtuar zoti Celibashi dhe ishte shkruar e zeza mbi të bardhe: Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Kuvendin. I është kthyer mendja zotit Celibashi dhe 40 ditë pas dorëheqjes është kthyer papë në detyrë? Apo problemi qëndron në faktin se zonja Felaj nuk ka bërë ende betimin para Presidentit? Nuk besojmë të jetë ky shkaku, se Presidenti e ka dekretuar ministren e re. Atëhere, si është e vërteta? Ja, për këtë deshëm ta takonim zonjën Felaj, por nuk mundëm…

ADRIAN FULLANI
U interesuam të takonim këtë javë edhe ish-guvernatorin Adrian Fullani, por nuk mundëm. Rregullat ishin të qarta: Në paraburgim nuk lejohen takimet me gazetarët. Zotin Fullani deshëm ta pyesnim se ç‘mendonte për arrestimin e tij, se nga kush e kishte “peshqesh” atë? Themi kështu sepse jemi të bindur se çdo njeri që merr vesh sadopak nga ligjet, e kupton se arrestimi i tij është bërë ose si presion i politikës mbi Prokurorinë, ose si e vetmja menyrë për të hequr atë nga detyra, ngaqë nuk po jepte dorëheqjen. Por deshëm ta pyesnim pak edhe për mbrojtësit e tij më të zjarrtë, zotin Berisha, por edhe zotin Arvizu…

AZEM HAJDARI
Do të donim t’i merrnim një intervistë këtë javë edhe të ndjerit Azem Hajdari. Jo vetëm sepse këto ditë ishte përvjetori i vdekjes së tij, por edhe sepse vrasja e tij ishte përsëri në qendër të mediave këtë javë si pasojë e intervistës që dha ish-truproja e zotit Berisha, Izet Haxhiaj. Deshëm ta pyesnim zotin Hajdari se ç’mendonte ai, pse e vranë? Kush dha urdhër për vrasjen e kush përfitoi nga vrasja e tij? Po të ishte gjallë, ç’do të thoshte ai për zotin Berisha? Do të vepronte si Izet Haxhia, apo të gjithë ata që kanë njohur zotin Berisha e nuk janë krah tij sot? Pra, a do të fliste keq për të?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I mora të dashurin shoqes sime më të mirë

Next Post

Edi Paloka: Unë jam i forti i PD-së!

Advertisement