Në fokus të intervistës sonë është një nga të rrallat femra të politikës me të cilën jemi njohur, kjo për shkak të qendrimit tepër miqësor, social dhe popullor që ajo ka, ndryshe nga pozita dhe ‘reputacioni’ që mban një pjesë e madhe e kolegeve të saj.

Bëhet fjalë për Orjola Pampurin, psikologen dhe deputeten e Partisë Demokratike. Ajo është një femër e cila gjithnjë përcjell pozitivitet dhe energji. Në një kontakt që kemi pasur me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, na e kanë prezantuar znj. Pampuri si një nga pedagoget shembull të këtij mjedisi akademik. Në këtë intervistë, ne kemi vendosur ta sjellim znj. Pampuri në një tjetër prezantim me publikun, për të njohur më nga afër me organizimin e kohës së saj, veprimtarinë dhe familjen.

 Marjon Gorica:- Si nis dita për një deputete?

Orjola Pampuri:- Fillon me përgatitjen e djemve për në shkollë, më pas një mëngjes I lehtë gjithnjë bashkë me bashkëshortin, e më pas secili përgatitet për punën e tij. Zakonisht sipas një agjende, mund të kem caktuar takime, komisioni i shëndetësisë dhe çështjeve sociale, ndonjë udhëtim për në qytetet që përfaqësoj, apo një ditë në javë jam e impenjuar si pedagoge në fakultet.

-Një psikologe në politikë, si e shihni politikën në aspektin profesional?

– Më parë e pozicionuar në profesionin tim të mrekullueshëm, politika më dukej një mënyrë e shkëlqyer për të realizuar çdo nevojë, të çdo qytetari me të cilin komunikoja apo i ofroja mbështetje në zyrën time, apo edhe studentët me të cilët komunikoja dhe shpesh më shpalosnin nevojat pafund që kishin ata e familjarët e tyre. Sot më duket një betejë, ku duhet të ngresh zërin, të kundërshtosh fort, e të argumentosh mirë që të mund të ngresh problemet me të cilat përballen qytetarët, dhe jo shumë herë mund të triumfosh në ‘beteja’ të tilla.

-Është një shembull orientimi për të rinjtë?

– Patjetër që po. Është një hapësirë në të cilën gjithkush që e do vendin e tij, mund të kontribuojë, dhe në fund të jetë një model i mirë për bashkëmoshatarët e tij, e të ketë një emër të mirë në këtë mision të rëndësishëm. Por, do të doja që shumë prej tyre të formoheshin profesionalisht, me qëllim që përfshirjen në një mision të tillë ta përjetojnë si një rrugëtim të gjatë apo të shkurtër por kalimtar. Profesioni është I përhershëm, politika është një mision, me anë të së cilës secili ka mundësinë më të madhe të lërë një emër të mirë.

-Gjatë javës duhet të jeni në fakultet, por edhe në paralament, keni dikë që është në krahun tuaj gjatë gjithë kohës për shkak të mbingarkesës?

– Patjetër, jam shumë e ngarkuar, koha ime tashmë është tejet e limituar, por pa diskutim, nuk mundem të jem e suksesshme në familje si nënë e bashkëshorte pa mbështetjen e mirëkuptimin e bashkëshortit, e djemve të mi. Secili prej tyre kontribuon në mënyrën e tij që të më lehtësojë sa më shumë punën timë. Prindërit më mbështesin duke u kujdesur për djemtë, kur im shoq duhet të më shoqërojë në udhëtimet e mia jashtë Tirane, apo edhe jashtë shtetit. Pa të gjithë këta mbështetës të mitë, absolutisht do ta kisha shumë të vështirë t’ia dilja mbanë.

-Ju jeni dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës, bisedoni me studentët për politikën në vend?

– Unë me studentët përpos leksionit, që e kam të shenjtë, në ato pak minuta që vendosim të pushojmë mes orëve, bisedojmë rreth problematikave që ata përballen. Biseda me anë të të cilave unë kuptoj gjëndjen social-ekonomike në të cilën ata janë, në të cilën familjet e tyre jetojnë. Për situatën politike, apo biseda politike në tërësi nuk bisedoj, pasi i qëndroj stoike mendimit që shkolla të mbetet e depolitizuar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *