Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë janë alergjitë?

– Përshëndetje, gazeta “Intervista”! I drejtohem doktoreshës së alergjive: A mund të më thoni, çfarë janë alergjitë? Çfarë shenjash kanë? Si kuptohen dhe çfarë analizash bëhen për diagnostikim? A mund të jetë alergji kur skuqesh në fytyrë shumë, ndjen nxehtësi aq shumë në fytyrë dhe në qafë përpara, e shoqëruar kjo me dhimbje të forta koke? Ose më ndodh e kundërta, fillon koka duke të dhembur pak e nga pak derisa bëhet dhimbje e fortë dhe pastaj skuqesh në fytyrë, ose ndodh që skuqesh në një pjesë të fytyrës dhe pastaj ke dhimbje koke. Unë nuk kam asnjë shqetësim tjetër në trup. Ju lutem shumë, më thoni sipas përshkrimit që bëra, a është kjo një alergji dhe si shërohet?
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Me shqetësimet që shkruani, duke filluar nga skuqja e pjesës së fytyrës e cila shoqërohet me dhimbje koke jo të lehtë, gjendje që ju fillon papritur dhe nuk e lidhni me asnjë lloj shkak, por vetëm me kaq sa thoni, nuk mundet të përcaktohet pa bërë një konsultë të drejtpërdrejtë me mjekun alergolog. E them këtë sepse ju keni shumë pyetje dhe këto duan sqarime, ama në këtë mënyrë nuk mund ta dimë nga ju vijnë këto shqetësime. Prandaj, do t’ju rekomandoja një vizitë sa më të shpejtë tek alergologu, meqenëse edhe ju, në radhë të parë, keni kërkuar këtë konsultë. Sëmundjet alergjike janë të shumta në numër dhe të llojeve të ndryshme. Më shpesh shfaqen në organet e frymëmarrjes e në lëkurë dhe më pak, në organe të tjera. Këto sëmundje mund të shfaqen edhe në forma apo grada të ndryshme të cilat mund të prekin një apo shumë organe të organizmit. Duke filluar nga format më të lehta, deri edhe në format më të rënda e kërcënuese për jetën, në rast se nuk ndërhyhet menjëherë në mënyrë të specializuar. Shkaktarët e alergjive janë të shumtë, siç janë substancat që ndodhen në ajër, ambiente të ndryshme, në ushqime të ndryshme dhe medikamente që përdorim. Po ashtu, edhe substanca apo lëndë me të cilat ne biem në kontakt, si pickime apo insekte të ndryshme, kimikate që përdoren për higjienën personale e ambientale apo në ambientet e punës, gjithmonë në varësi të profesionit që keni. Pra, çdo gjë me të cilën jemi të ekspozuar me dashje apo padashje, lëndë e dukshme apo konkrete dhe e padukshme mikroskopike, mund të ndikojë në shfaqjen e një alergjie, nëse e keni tendecën për të pasur një sëmundje të tillë. Shërimi nga alergjia do të varet në radhë të parë nga diagnostikimi i shpejtë e i saktë dhe nga mundësia e evitimit apo jo të shkaktarit në fjalë. Disa alergji kanë fatin të shërohen atëhere kur shkaktari është i evitueshëm. Në raste të tjera, na duhet të bashkëjetojmë me këto alergji duke u mjekuar dhe kontrolluar, pasi evitimi i shkaktarit është i pamundur dhe gjendja duhet trajtuar për kohë të gjatë. Jua bëra këtë përshkrim meqenëse doni të dini rreth alergjive. Me respekt, Dr. Mira.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje nga lexuesit...

Next Post

A e dëmton diabeti lëkurën?

Advertisement