Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Errësirë” e Oltsen Gripshit, ekspozita që hedh dritë mbi shpirtrat që pluhurosi komunizmi


Fabjola Kuburi: Errësirë, si një dritë për të zbuluar shpirtrat që regjimi komunist i pluhurosi, i internoi, i vrau. Përmes kësaj ekspozite, ju kujtoni madhështinë e tyre dhe i risillni në vëmendje për shoqërinë. Si lindi ngacmimi për ta realizuar këtë ekspozitë?

O.G-Errësira është metafora e një të shkuare sa si përkatësi familjare, aq dhe si pjesë identifikuese e shoqërisë shqiptare gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Shkëndia e parë të realizuar këtë ekspozitë, apo për të shndërruar disa vegime, rrëfime dhe ndjesi në një ekspozitë ka qenë dhimbja që prindërit e mi e për rrjedhojë edhe ne si bijë të tyre kaluam gjatë atyre viteve si të përndjekur politik. E gjitha nisi gjatë qendrimit ulur buzëdetit në një natë vere në Durrës, ku të qendruarit përballë errësirës që kishte mbështjell detin atë natë më bëri të reflektoj ndaj të shkuarës. Një ndjesi aq e veçantë sa në çast nisa të hulumtoj errësirën si një përmasë fizike pa formë e pa vëllim, por e ndjeshme dhe e perceptueshme, e cila në të kundërt nga drita kur të mbështjell në gjirin e saj të bën të udhëtosh nëpër shtigjet e mendjes, në kohë pa kohë, duke mbetur pezull i gregëzuar brigjeve të ndërgjegjës tënde për ekzistencë, me dëshirën për t’i komunikuar të tjerëve ndjesitë e mia për të shkuarën dhe dramën e jetuar in personam gjatë diktaturës komuniste.

Advertisement

-Çfarë fshihet pas simbolikës së bardhë të kanotiereve të varura në tunel?

O.G. Ekspozita është ndërtuar mbi një simbolikë universale, atë të triumfit të jetës mbi të keqen e një sistemi utopik, ndaj edhe bardhësia e kanotiereve simbolizon jetët e atyre viktimave, që nuk ia dolën dot t’i mbijetonin atij sistemi,. Instalacioni i kanotiereve të bardha shtrihet në të gjithë gjatësinë e tunelit të nëndheshëm atomik, i cili gjendet në oborrin përpara Muzeut Kombëtar të Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me Gjethe”, duke u vendosur ashtu shkompozuar si edhe portretet familjare që ndodhen në ekspozitë, si për të thënë dhe përcjell te publiku ndjesinë e çmaterializimit të qenies njerëzore, të çekujlibrimit mendor-psikik, që shoqëria shqiptare pësoi gjatë atij regjimi.  

Tuneli i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me Gjethe” i bërtet së shkuarës. Pse ishte kjo, vendndodhja e duhur për ekspozimin e instalacionit tuaj?

O.G. Me një dramë të tillë mbi supe nuk kishte vend më të përshtatshëm për të konkretizuar një ekspozitë të tillë, e cila nëpërmjet hulumtimit të errësirës kërkon të mbërrij në thellësitë e kohëve të tejshkuara, ashtu si dhe vetë tuneli i nëndheshëm brenda barkut të tokës, ekzistenca e të cilit nuk dihej para viti ’90, por brenda tij përgjoheshin dhe shkruhej fati i shqiptarëve. Dhe sot për ironi të fatit, pikërisht në brendësi të atij tuneli kam ngritur një ekspozitë, e cila rrëhen jo vetëm dramën e familjes time, por edhe muzealizimin e një shkuare, që ndryshoj fatet e çdo familje shqiptare asokohe.  

-Në ekspozitën tuaj, ju integroni disa element. Zinxhiri, kërmilli, syri janë një pjesë e tyre. Si e përqasin ato kohën e shkuar?

O.G. Ashtu si kanotieret edhe këto elementë mbartin simbolika të veçanta. Zinxhiri vjen si simbolikë e ngujimit, persekutimit dhe burgosjes së individit dhe shpirtit njerëzor në diktaturë, por sot ai zinxhir që dikur mbyti lirinë e individit gjendet vetë i mbyllur brenda një kornize të drunjtë, duke qendruar përballë disa portreteve të fëmijëve të palindur nëpërmjet të cilëve kam dashur të përcjell frymën e kohës, atë të fatit të parashkruar që në embrion se si dhe cila do të ishte e ardhmja e tyre si pjesë e një familje të persekutuar, të internuar dhe tërësisht të shpërfytyruar. Ndërsa kërmilli simbolizon kohën, e cila kishte ndalur së ekzistuari, ku askush nuk besonte më në një dritë në fund të tunelit, ashtu si dhe vetë tuneli ku gjendet ekspozita “Errësirë”. Një qasje kjo e imja sa filozofike aq dhe konceptuale për t’i dhënë imazh një absurdi si ai i komunizmit në Shqipëri, kjo pasi nëpërmjet kësaj ekspozite e kam parë individin në dy përmasa, atë fizike dhe atë shpirtërore. Syri gjendet mbi portën hyrëse të tunelit dhe në një instalacion të madh prej 42 fotografish në bardhë e zi, si pjesë përbërëse e ekspozitës. Është trupi i coptuar i një gruaje, i një nëne, nga e cila lind jetë, por regjimi komunist i mbivendosi asaj barrën e madhe të përçmimit vetëm e vetë se ishte bijë dhe nuse një familjeje bejlerësh. Por, syri edhe si simbolik e të parit, të vrojtuarit të gjithçkaje në heshtje, memec, ku nuk dihej se nga të vinte fatkeqësia e radhës, sepse edhe muret “kishin veshë”! Të gjitha këto simbolika përshkruajnë dhe përshkojnë kohën e shkuar dhe të shkuarën e një kohe mbushur me ankthe dhe deformime psikike të personalitetit të një shoqërie të futur në kurth nga mendje të sëmura.  

-Në muret e Muzeut, jo pa qëllim keni vendosur portrete fotografish të shformuara. Bardhezitë, që tentojnë të dalin mbi terrin. Mes tyre, në përmbyllje është dhe portreti i vajzës suaj. Si njihet ajo periudhë e përkthyer metaforikisht në sytë e njerëzve? Mos është kjo një mënyrë për të kapërcyer nga koha në kohë, e për të zbuluar të vërtetat e pathëna?

O.G. Ekspozita është e konceptuar enkas njëngjyrëshe në bardhë e zi, me përjashtim të portretit të vajzës time Emily, e cila mbyll eshte udhëtimin ndjesor të gjithkujt që viziton këtë ekspozitë. Kjo, pasi duke hulumtuar erresirën si metaforë e diktaturës kam dashur që nëpërmjet lojës mes të bardhës dhe të zezës të shpërfaq ato ndjesi ligshtie që karakterizuan atë sistem. Për pasojë,  vendosja e qenies njerëzore përballë errësirës (përballë gërmadhës që la pas regjimi komunist), do të zbulonte portrete njerëzore “të deformuara” nga një jetë e jetuar plot dhimbje fizike, trauma psikike, intriga dhe përgjime gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

-Familjarët tuaj e kanë vuajtur nën lëkurë komunizmin. Sa shpërfaqet trishtimi i tyre në këtë ekspozitë?

O.G. Ekspozita frymëzohet vërtetë nga trishtimi i prindërve të mi të cilët e përjetuan tmerrin e komunizmit nën lëkurën e tyre, por në fakt, ajo çfarë ekspozita përcjell është një himn për jetën, sepse Kanti në filozofinë e tij të së drejtës natyrore thotë se: “ne lindim të lirë dhe si të atillë do të duhet edhe të vdesim”. Ndaj pavarësisht çdo sistemi politik, ku na bien fati të jetojmë, ajo që duhet mbizotëroj mbi gjithçka është jeta dhe liria për ta jetuar atë. Në një kënd të ekspozitës në pjesën fundore të tunelit gjenden përballë njëri-tjetrit portretet e prindërve të mi, si një formë ballafaqimi për atë çfarë kaluan dhe ku gjenden aktualisht të varur portretet e tyre, por edhe si një paradhomë për t’u futur më pas në një hapësirë tepër të ngushte dhe ankthndjellëse, ku gjendet i varur në vetmi vetëportreti im. Një simbolikë shumë kuptimplotë se asnjëherë nuk duhet rënë në humnerën e fatit të shkruar nga të tjerët sesa ripërteritjet e besimit tek vetja për ta shkruar vetë fatin tënd, duke i mbijetuar kësisoj një regjimi gjakatar si ai komunist në Shqipëri.

Autoportreti juaj vjen i ekspozuar krejt ndryshe në muze. Pse keni zgjedhur që të jetë i çrregullt?

O.G. Vetëportreti është i prerë fashë, i gozhduar dhe mbi krye qendron në heshtje një kërmill i tejdukshëm prej qelqi. Kjo në analogji me dhimbjen e Krishtit të gozhduar për fatin e njerëzimit, por unë u bëra kurban për atë të familjes time, sepse ndonëse në vitin 1990 isha në klasën e parë dhe Shqipëria kishte marrë një tjetër udhë zhvillmore, përjashtimi ndaj meje vijonte ende si pjesë e një familje të presekutuar. Ndodhi të cilat kanë lënë gjurmë të varura brenda mureve të mia të mishta, duke i rrëfyer ato falë këtij vetëportreti të varur veçuar nga portretet e tjera, si një mënyrë meditimi midis të shkuarës dhe të ardhmes.

-Artistikisht ju keni lirinë të kapërceni e të rrokni kohë e ndjesi. Sa ndihet kjo në punimet tuaja?

O.G. -Krijimtaria ime artistike është e përqendruar në hulumtimin e gjurmës së qenies njerëzore, duke rithërritur atë të humanizmit të Petrarkës, por sigurishtë duke u frymëzuar nga fenomenologjia e Homo Albanicus, që për mua ka një rëndësi parësore për ta hulumtuar e më pas për ta shndërruar në një estetikë të artit tim surreal-konceptual. Ekspozita “Errësirë” është një koncept, që formëson një udhëtim sa real e vetjak aq edhe imagjinarë nëpër kohë, ku publiku ndërton mërrëdhënien e tij me veprën, ngre dialogë me të e më pas pëson një vetëpastrim të ndërgjegjes për të kuptuar më mirë dramën e atij regjimi, për të vlerësuar më shumë lirinë që gëzojmë sot.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Filantropia e pakufijtë e znj. Xhoi Jakaj, lumturoi me një ekspozitë “Kristianën dhe miqtë”

Next Post

“Lufta e Trojës”e studiuesit Përparim Rexhepaj, një vlerë e shtuar në bibliotekën tuaj! Nga Agron Berdaj 

Advertisement