Pas ditësh diskutimesh për ndarjen e Jennifer Lopez me Alex Rodriguez, ka reaguar ylli i “Southern Charm”, Madison LeCroy. Ajo tha se ka folur me të, por nuk janë takuar fizikisht. “ Ai më kontaktoi dhe po, folëm, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë. Nuk e kam takuar dhe nuk e kam prekur kurrë. Ai nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Jemi të pafajshëm në këtë”, tha ajo.
Ndërkohë që kolegët e saj e quajtën gënjeshtare, pasi sipas tyre ajo ka udhëtuar në Miami për tu takuar me Rodriguez.
Kujtojmë se prej 3 vitesh, Alex dhe Jennifer po planifikonin dasmën e tyre, plan që u shkatërrua, për shkak të pakujdesisë së tij. JLo ka thënë më herët se është e qetë për vendimin që ka marrë dhe se nuk ka më besim tek Alex.