Një këngëtare që prej kohësh e ka ushtruar pasionin e saj nëpër rrethet e ngushta, mes njerëzve që e duan artin, ndan me ne një lajm të bukur. Të gjithë ata që e kanë dëgjuar Orin, duhet të qëndrojnë gati, pasi këngëtarja sapo ka lançuar një baladë e pak më vonë edhe një këngë patriotike. Një intervistë ndryshe, në të cilën do të njiheni me një shpirt të lirë, që e do muzikën po aq shumë sa jeta. 

Përshëndetje, Ori! Për të gjithë ata që nuk të njohin, na trego diçka më shumë për veten.

Emri im është Ori! Vij nga një qytet i vogël dhe me një histori të pasur, i cili quhet Burrel. Mund të flas pafund përsa vite kam jetuar në atë qytet. Kam shijuar një fëmijëri të bukur, saqë dhe në këto momente jam shumë e emocionuar. Unë dhe moshatarët e mi arritëm ditë të bukura, kur truri punonte , sajonim lojëra, si në lagjjen tonë ashtu edhe nëpër shkolla.Pasi isha shumë aktive me aktivitet sic festonim dhe angazhoheshim shërbeja gjithashtu sherbeja me biblotekën e shkollës, ku mësuesja e Gjuhës dhe Letërsisë , Vjollca Kola më angazhonte jashtë mase me pjesën e letërsisë gjë e cila më shtyhu në krijimin e parë të timin kushtuar Nënë Terezes. Në ato vite largohem me familjen time me destinacion shtetin fqinj, Greqi me një bagazh të ngarkuar emocionalisht e vrarë psikologjikisht duke lënë mbrapa shumë plagë. Por, udhëtimi im vazhdonte dhe një natë vjeshte ndodhem në rrugët e një toke të paecur një fillim. E re, çdo gjë e re e huaj e paditur. Shumë shpejt erdhi momenti ku unë vazhdova shkollën ku aty jam ndjerë po aq e huaj sepse s’dija asgjë, por aq edhe e mikpritur nga mësuesit. Kam qenë më fat që më kanë ndihmuar jashtë mase ngaqë kishte ditë që kur isha në shkollë vetëm qaja, mërzitesha, madje nuk shprehesha dhe e vuaja. Kjo gjë më bëri të haja veten me dhemb, të merrja abetaren dhe të lexoja vetëm sepse s’kisha askënd dhe kështu kisha vullnet. Vitin e dytë fillova të isha më aktive me gjuhën. Kisha përparuar dhe po ashtu shoqëria më inkurajonte dhe më mbështeste për të qenë akoma më e aktivizuar. Dita- ditës isha edhe më e lumtur, derisa arrita qëllimet e mia dhe një gjë dua ta theksoj. Kam qenë me fat që nuk arrita të ndjeja rracizëm nga moshatarët e mi kjo gjë më bëri mjaft mirë dhe më inkurajoj, në një farë mënyre shërbeu si shtysë për të arritur qëllimet që kisha, që ishin studimet, të cilat i mbarova për “Executive Management of economy in the field of turism”. Në kohët e sotshme çdo gjë është lehtësuar, por dikur të gjithë e dimë se sa e vështirë ishte jeta e mërgimit në të gjitha aspektet. Greqia nga viti 2013- 2018 më ka hapur shumë dyer sa i përket botës së artit.

Duke qenë shumë vetvetja, e drejtë, e sinqertë, e dashur dhe shumë kërkuese ia kam dal mbanë. Arti fundja ky është: Bota jote dhe liria e shpirtit, hapa e matur dhe guximi. Ne duam dhe respektojmë veten gjithashtu dhe punën.

Si lindi pasioni për muzikën? Ishe ti nga ato vajza që ëndërroje për skenat e mëdha?

Pasioni im për muzikën ka lindur kur unë isha në fillore. Ori i Pallatit të kulturës shkonte nëpër shkolla dhe përcaktonte 2 ose 3 fëmijë për të dhënë shumë shfaqje dhe gjithashtu aktivitetet të ndryshme. Gjithashtu, festonim ditëlindje të shokëve në shkollë siç organizoheshin në ato vite me aq kushte sa kishim, këndonim, unë bëhesha këngëtarja dhe sigurisht mbaj mend dhe shfaqjet që zhvilloheshin nëpër shkallët e pallatit, ku çmimi na dilte nga hundët. (qesh) Zënka në adoleshencën time, mbaj mend ato të veshjeve. Më pëlqente të aktroja, vishja rroba nga mëngjesi deri në mbrëmje, imagjinoja një këngtare të njohur futesha në një rol, këndoja dhe gjithmonë shpresoja që unë do të ngjitem në një skenë e kisha ëndërr. Megjithatë ato vite nuk i bezdisja prindërit duke pasur parasysh anën ekonomike dhe sakrificat e tyre. Kushtet në emigracion nuk kanë qenë aspak të lehta nga viti 2007 çdo gjë po avanvohesh për së miri për ne shqiptarët!

Kur e bëre realitet dëshirën për të performuar para një publiku?

Në vitin 2017 u ndjeva gati, pasi çdo gjë e konsultoja me bashkëshortin dhe mora vendim të shkoja në voice school, sepse e ndjeja një boshllëk në vetvete. Bëra 10 mësimet e para, ndërsa më 29 prilli u ngjita në skenë, atje këndova duet të shoqëruar me një piano. Ndjenja nuk përshkruhet. Mund të ishte një skenë e vogël, por hapi dhe ëndrra ime që po realizohej kaq shpejt, në një vend të huaj për mua ishte një g plus dhe një hap gjigand. Po i njëjti vit bëhet finalizimi i shkollës dhe dola në një publik me 500 veta paralelisht, skenë e madhe dhe e shoqëruar me orkestrën e bashkisë, të cilët i falenderoj. Për vite me radhë duke pasur parasysh jetën e natës, frekuentoja lokalet familjare bashkë me familjarët e mi shkonim në pista ku këndoja me miqtë dhe dalëngadalë u bëra pjesë e programit të tyre.

Sapo ke publikuar një këngë baladë. Pse pikërisht kjo zgjedhje?

Po e saktë. Sapo ka dalë kënga ime e parë. “Nga lindja në perëndim” është një këngë, të cilën e kemi shkruar Florjan Shtambari dhe Un ndërsa orkestrimi nga Sajmo. Dua ti falenderoj për ndihmën dhe komunikimin edhe pse jetojmë në vende të ndryshme. Kuptova që Zoti të bënë surprizë aty ku nuk e pret dhe të dërgon në orë të caktuar persona të caktuar.Dhe jo më kot nuk ndodhin (besoj në Zot). Në përgjithësi jam tip i ndjeshëm dhe në shumicën e rasteve gjithë tekstet e mia janë prekëse, pasi mund të bazohem në histori të vërteta që më janë referuar ose përjetuar rrallë mund të shkruaj një tekst, të lumtur, por në jetën e përditshme. Jam shumë e lumtur. Fokusohem në botën time dhe aty gjej veten forcën dashurinë. 

Gjithë këto vite me pasionin e jashtëzakonshëm për muzikën. Një arsye që të ka bërë të prisje deri më tani dhe pse është ky momenti i duhur për të publikuar këngën tënde?

Gjithmonë dilte diçka një pengesë, por jam shumë e gëzuar për faktin që për kaq vite kam shijuar rritjen e fëmijëve dhe jam përkushtuar deri më tani, ky fakt më bën të ndihem e lumtur. Jam e plotësuar dhe e formuar e tani ndihem gati 100%. Siç thotë një fjalë e urtë popullore greke (kathe ebodhio ja kalo) çdo pengesë për të mirë.

Pas baladës vijojnë projektet e tua. E radhës do të jetë një këngë patriotike. Kujt i kushtohet kjo këngë? 

Po është një projekt në të cilin me zor po pres ta realizoj. Është shkruar me kaq dashuri me lot dhe me mall duke pasur parasysh që jemi një komb aq i vuajtur , por dhe aq i zgjuar, aq guximtar, me para gjykime, dua që asnjë nënë mos t’i qaj zemra për evlatin. Kënga flet për historinë tonë traditën dhe për djemtë guximtarët s’ma zë goja të them fjalën burg. Për mua janë të lirë në shpirt njësoj me ne dhe të kufizuar në veprim.)te duam njeri tjetrin!

Pasionet që të rrëmbejnë kohën e lirë?

Këtu më ke prekur në tela jam shumë aktive gatuaj jashtë mase. Merrem me kërcim, pasi kam qenë për shumë vite në grupin e kërcimit dhe gjithashtu ecja në këmbë është antistres dhe dekorimi!

Si është Ori përtej skenës dhe muzikës?

E thjeshtë ,korrekteShumë humor, pesë minutëshi ekziston. (qesh) Dua pamasë, falë dashuri për të gjithë. Ndihmoj dhe ato që nuk njoh jam dhe do të mbetem e njëjtë sepse kjo gjë më karakterizon mua.

Një mesazh për të gjithë ata që po presin me padurim publikimin e këngës?

I duruari, i fituari. Për pak ditë kënga do të jetë në ekranin tuaj! Dhuroni mirësi, dashuri, besim, bekim dhe mirëkuptim. Shpresoj që kjo pandemi të mbaroj sa më shpejt dhe të na bashkoj të gjithëve, të jemi pranë njëri-tjetrit dhe të kemi një fillim të mbarë në jetë, karrierë dhe besoj që morëm një mesazh të fortë botëror: Të gëzohemi me gjërat e vogla që japin vlerë jetës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *