Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ardi, i vogli që ishte kudo në mediat e huaja dhe vendore ka mbushur 8 vjeç

E kush nuk e njeh vogëlushin shumë simpatik dhe me plot stil Ardi Klementa, ku sapo ka mbushur 8 vjeç dhe ka festuar mes shumë suprizave këtë ditëlindje në familjen e tij të bukur. Mes shumë urimeve bashkohemi edhe ne për superstarin e vogël shqiptar i cili që kur ishte 5 vjeç ishte i vetmi fëmijë në botë e në këtë moshë që mori verifikimin nga Facebooku dhe Instagrami si personazh publik mjaft i ndjekur. Ndërsa pa harruar se ai është i vetmi fëmijë shqiptar që ishte në ballinën e gazetës më të lexuar në Zvicër “20 Min”, por dhe vogëlushi i parë që një televizion i madh nacional në Zvicër si SRF3 në bashkëpunim me NZZ realizoi një super dokumentar për jetën dhe
pasionet e tij ku në atë kohë u fol shumë dhe në Kosovë.

Ai është një super talent sidomos në botën e modës, e i vetmi fëmijë shqiptar që ka qenë dhe vazhdon të jetë e kërkohet në mediat e huaja dhe vendore kudo. E çfarë mund të presim në të ardhmen nga një super djalosh ku sot është kaq i njohur, përveç një super të ardhme e mjaft të ndritur duke na bërë krenarë të githë shqiptarëve me stilin, zgjuarsinë, dhe mbi të gjitha thjeshtësinë e tij. Por a e dini se një fëmijë si ai ka një zemër të madhe e është super human, ndoshta nuk do t’i pëlqente kur ta kuptojë ende më i rritur këtë që ne po themi, por duhet ta cekim si një shembull edhe për ne të rriturit, ai së bashku me vëllaun e tij Henorin kanë kohë që kanë marrë inisiativën më të bukur, të ndihmojnë fëmijët e varfër apo ata që s’kanë prindër. Duket e çuditshme por ky fëmijë së bashku me vëllaun dhe prindërit e tij po kryejnë këtë mision human. Dhe a e dini se cila është ëndrra e tij me rastin e ditëlindjes dhe në prag të festave të fundvitit, jo telefon të ri, jo ndonje super dhuratë por sa më shumë t’ju ndihmojë fëmijëve të varfër. Të lumtë Ardi e Zoti të të Bekojë edhe një herë Gëzuar ditëlindjen! Por mund ta ndiqni yllin Ardi në instagramin e tij me adresën ardifashion.

Advertisement

https://www.instagram.com/p/CJGO-5pFTJA/?igshid=1d4b09c16cpxb

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kentina Shehaj & Luciana Gavoçi risjellin “Silent Night”

Next Post

Uran Krasniqi vjen me librin me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra”

Advertisement