Sipas të dhënave të Eurostatit, në vitin 2011, kanceri shkaktoi 1.28 milionë të vdekur në 28 vendet e BE-së, shifër kjo që e shprehur në përqindje, përbën 26.3% të vdekjeve. Shkaku i vdekjes nga kanceri ishte më i lartë për njerëzit nën 65 vjeç (37,1%) dhe më i ulët për njerëzit 65 vjeç e lart (23,8%). Nga viti 2002 deri në 2011, u shënua një rritje me 6.3% në vdekjet e shkaktuara nga kanceri. Format më të përhapura të kancerit ishin ato të mushkërive (20,8%), të zorrës së trashë (11,9%), të gjoksit (7,2%), të pankreasit (6.1%) dhe të prostatës (10,2% tek burrat).

Përqindjet më të larta të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive janë në Hungari (26%), Hollandë (24,6%), Belgjikë (24.5%), Poloni dhe Greqi (24,1%). Përsa i përket Greqisë, përqindja e vdekshmërisë nga kanceri ishte 24,6% (37,7% te njerëzit nën 65 vjeç dhe 22.2% tek ata mbi 65 vjeç).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *