“10 shtatori, dita e ndërgjegjësimit për parandalimin e vetëvrasjes.
Një përkrahje dhe mbështetje shumë e madhe për këdo që vuan nga një problematikë e shëndetit mendor.
Për këdo që nuk e di; sa forcë kërkon të jetosh çdo ditë me një çrregullim ankthi, sa i vështirë është çdo zgjim kur vuan nga depresioni, sa trazim shkakton çdo ngjarje kur vuan nga një çrregullim personaliteti, sa i huaj ndihesh në një shoqëri që nuk i kupton këto, që gjykon, ofendon, veçon, shmang apo përçmon këdo që është i ndryshëm.
Të jesh i ndjeshëm është vlerë ndërsa të kesh një çrregullim të shëndetit mendor nuk do të thotë dobësi.
Kujdesu për një mik/të afërm/familjar/partner/koleg që të duket se kohët e fundit ka një sjellje “të çuditshme”, se thotë që jeta ska më kuptim, që nuk ka shpresë, që nuk ka besim se do të ketë përmirësim, se nuk ka më motiv…
Një vetëvrasje është peshë e të gjithëve!”: ka mbyllur mesazhin psikologia e njohur Lorela Garuli e cila eshte shume e ndjeshme ndaj fenomeneve te tilla dhe ka qene gjithmone e gatshme te jape ndihmen e saj psikologjike ne parandalimin e probleme te njerezve.