Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Aldo Bardhi: Vetëm Sonin preferoj!

Nga “X Factor”, hidhet në një kompeticion tjetër. Ai merr pjesë në këtë edicion të Top Fest, në një këngë solo me titull “Pa ty ia vlen”, një baladë dashurie. Pas suksesit në “X Factor” dhe duetit me Soni Malajn, ai edhe këtë herë na surprizon me këngën dhe performancën e tij. Pyetjes nëse ai është i preferuari i Sonit, sigurisht që i jep përgjigjje pozitive. Ai shprehet se për këngën e re iu deshën plot pesë muaj punë, që ajo të vinte në publik pikërisht sikur e kishte imagjinuar. Përveç muzikës, brenda tij qëndron pasioni për pikturë, pasion që nuk ka ndërmend ta lërë mënjanë, edhe pse obligimet muzikore janë të shumta. Duke i uruar Aldos shumë suksese, ju ftoj të lexoni intervistën…
Rita Rrjolli: – Përshëndetje Aldo! Si ndihesh pas kokurimit në Top Fest?
Aldo Bardhi: – Shumë i lumtur dhe i emocionuar, sepse është pjesëmarrja ime e parë në një festival dhe dalja ime e parë solo para publikut.
– Vetëm pak ditë ka që ka dalë kënga… Si u prit ajo nga fansat?
– Kënga është pritur shumë mirë dhe ndihem mirë, sepse ka qenë një projekt që i kam kushtuar shumë kohë dhe punë. Jam pozitiv.
– Si është të këndosh solo?
– Është emocion i veçantë, duke qenë se jam artist i ri. Shpresoj të pëlqehem si i tillë.
– Pse zgjodhe pikërisht këtë Top Fest?
– Synimi im ishte të merrja pjesë thjesht në një kompeticion, nuk kishte rëndësi se në cilin, por qëlloi që kënga arriti të përfundohej në këtë periudhë, ndaj po marr pjesë në Top Fest. Jam shumë i lumtur për këtë fakt.
– A beson në votimin e publikut edhe në vërtetësinë e votave?
– Mendoj se publiku e vulos suksesin e këngës, kështu që po.
– Cilin çmim synon?
– Unë do të isha më se i lumtur sikur të merrja një vlerësim, pastaj çmimi nuk ka aspak rëndësi për mua.
– Pse, ia vlen pa të?
– “Pa ty ia vlen” është një këngë që flet për një dashuri që nuk zgjat aq sa do të doje ti të zgjaste. Është një temë që prek shumë prej nesh dhe ku do të mund të gjenin veten shumë djem e vajza të reja.
– Sa kohë kishe që merreshe më realizimin e këngës?
– Me këngën jemi marrë 5 muaj. Kemi dashur që çdo gjë në këngë të jetë perfekte. Për këtë, falënderoj Pirro Çakon, që ka bërë punë të mrekullueshme me tekstin e muzikën dhe gjithashtu, Gent Myftarajn për orkestrimin. Kënga përfundoi siç e donim ne.
– A është kjo këngë një dedikim?
– Jo, nuk është dedikim. Pirroja u mundua të gjente një temë që prekte çdokënd. Kemi dashur që kënga të përfshinte çdo grupmoshë dhe karakter, që të dëgjohej nga të gjithë.
– E mban mend zhgënjimin e parë në dashuri?
– Nuk e mbaj mend, ose kështu më pëlqen të them. Normalisht, të gjithë kalojmë situata të tilla. (Qesh)
– Më mirë të jetosh një ëndërr, apo një realitet të hidhur, ashtu si në këngë?
– Normale që mirë është të jetosh një ëndërr, por të dyja janë pjesë të jetës. Unë po mundohem t’i kthej ëndrrat në realitet e që realiteti të jetë i bukur. Për momentin, është e vërtetë që po jetoj një ëndërr.
– Aktualisht, po jeton një histori dashurie?
– Po. (Qesh)
– Më fol diçka më shumë…
– Ndihem mirë. Të gjithë ata që më ndjekin në Instagram dhe Facebook, e kanë vënë re.
– Pas bashkëpunimit me Soni Malajn, emri yt u lakua si i preferuari i saj… E vërtetë është kjo gjë?
– Mendoj se është e vërtetë, përderisa vazhdon të më ndihmojë për t’u futur në muzikë. Ka besuar në talentin tim dhe ka vendosur të menaxhojë karrierën time. E falënderoj shumë për gjithçka ka bërë për mua.
– Njiheshit më parë bashkë?
– Ne jemi njohur për herë të parë në “X Factor” dhe gjate ecurisë aty, ajo më spikati dhe më ka mbështetur shumë, si në talent shou, si jashtë tij.
– Pas Sonit, kush është këngëtarja me të cilën do të doje një bashkëpunim?
– Nuk e di, nuk e kam menduar. I vlerësoj dhe i pëlqej të gjitha këngëtaret shqiptare, por nuk kam ndonjë të preferuar, përveç Sonit.
– Si është raporti juaj tani që “X Factor” është larg?
– Ajo vazhdon të jetë mentorja ime. (Qesh)
– Po veç Sonit, cili është idhulli i Aldos?
– Më pëlqen shumë Kris Braun, Xhastin Timbërlejk dhe Asher.
– Muzika, fama edhe paraja janë të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën. Ti, pa cilën nga këto të treja do të mund të jetoje?
– Nëse do të më duhej të zgjidhja medoemos, do të mund të jetoja pa famën. Muzika është ushqim për mua, ndërsa paraja nuk mund të blejë gjithçka, por blen shumë gjëra të nevojshme.
– Ndërkohë që të njohim si një djalë të talentuar në muzikë, ç’di të bësh tjetër?
– Unë jam marrë me pikturë që i vogël dhe vazhdoj ta kem pasion atë. Jam munduar ta ndjek paralelisht me muzikën, por sigurisht që muzika zë vend më të madh në zemrën time dhe i kushtoj më shumë kohë.
– Ka ndryshuar shoqëria për ty pasi u bëre i njohur?
– Thjesht, është zgjeruar më shumë, por nuk ka ndryshuar. Vazhdoj të kem të njëjtët miq, që prej shumë kohësh.
– Mos më thuaj se tani e pi kafen vetëm në Bllok!
– E pi ku të mundem, edhe në lagje e pi e më shijon shumë. (Qesh)
– I frekuenton lokalet e natës?
– Më pak se më parë. Duke qenë se jam në fillim të karrierës më duhet më shumë punë dhe më pak argëtim.
– Zakonisht pëlqen muzikën live, apo DJ?
– I pëlqej të dyja kategoritë. Pëlqej gjithçka që ka të bëjë me muzikën. Varet nga gjendja ime emocionale nëse një ditë do pëlqej muziken live, ose DJ.
– Femra ideale duhet të jetë…
– …e ëmbël, e sjellshme dhe mirëkuptuese. Brishtësia e karakterizon atë dhe e bën të quhet femer.
– Cila është dëshira më e madhe që ke të parealizuar?
– Një Lamborgini në garazhd. Bëj shaka. (Qesh) Dëshira ime më e madhe është që suksesi im të kalojë kufijtë shqiptarë. Ështe thjesht dëshirë, por që një ditë mund ta bëj realitet.
– Kur u zgjove këtë mëngjes, bëre telefonatën e parë me…
– Nuk kam bërë telefonatë, kam shkruar vetëm në VVhats app…
– Sa ditë mund të rrish pa hyrë në VVats app e në Facebook?
– Nuk është se jam i varur, por më duhet të mbaj aktivë ata persona që më mbështesin dhe duan të më ndjekin.
– Të gjithë frendsat i ke të njohur?
– Sigurisht që jo. Kjo e bën edhe më të bukur botën virtuale besoj, apo jo?
– Mesazhi më i çuditshëm që ke marrë nga ata?
– Të them të vërtetën, nuk marr mesazhe të çuditshme, sepse nuk kam friendsa të çuditshëm. Në përgjithësi, marr vetëm mesazhe suportuese dhe përshëndetëse.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Grimi më i mirë për vajzat me syze

Next Post

Kemi konflikt me xhaxhain, si të veprojmë?

Advertisement