Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj, pas dy javësh izolim pasi rezultoi pozitiv nga koronavirusi, është shëruar. Këtë fakt e ka mësuar pasi nga tamponi i dytë të cilit iu nënshtrua ditën e djeshme, doli negativ.

I lumturuar nga lajmi i marrë, Flori ka ndarë reagimin e parë në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foton e një astronauti euforik dhe disa emoji lumturie.

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, – shkruan aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *