Sot më datën 20 . 04 . 2020
u nda nga kjo jetë aktori,
skenaristi dhe regjisori i shquar Z. Rikard Ljarja.
Ai kishte disa muaj që po luftonte me jetën nga njé sëmundje e réndë, po erdhi momenti që nuk ia doli dot. Z. Rikard Ljarja ishte 77 vjet . Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve ( degën e Aktrimit) ” Aleksandër Moisiu” në Tiranë , që në vitin 1965 dhe për tetë vjet ka qënë një nga aktorët më në zë të ” Teatrit Migjeni” të Shkodrës . Teatri ” Migjeni” , ka qënë tetri më kryesor i Veriut të vendit dhe Z. Rikard ka luajtur me dhjetra role nga më të ndryshme, ku spikasnin rolet e malësorëve burrërorë e heronj të qëndresës, me tipare të skalitura përkrah aktorëve të médhej të asaj plejiade. Nga viti 1973 deri 1996 ka punuar e drejtuar si aktor, skenarist e regjisor në Kinostudion ” Shqipëria e Re” . Nga viti 1996 deri kur doli në pension në vitin 2002 ka qënë Drejtor Artistik në Televizionin Publik Shqiptar.Ai ka luajtur dhe ka qënë pjesë e 22 filmave, ku do veçoja befasinë që krijoi që në fillim me interpretimin mjeshtëror tek filmi ” Komisari i Dritës në rolin e Dritan Shkabës . Po ashtu tek filmat e tjerë ” Radiostacioni” , filmi ” Duel i Heshtur” , ” Rrugë të Bardha” me rolin më briland të Dedës , që mbetet një nga kryerolet e tij. Po unë po i sjell në vëmendje para publikut Shqiptar si aktor në filmat, ” Fletë të Bardha” dhe te ” Pesha e Kohës” përkrah të madhit Kadri Roshi. Si Regjisor po përmend filmat ” Skëterr 43 ” e ” Në pyjet me borë ka jetë” . Si skenarist po sjell në kujtesë filmat ” Pesha e Kohës ” e ” Kur hapen dyert e jetës” . Z. Rikard Ljarja është autori dhe i disa librave artistikë të cilët janë lexuar me kërshëri nga rrethet artistike në radhë të parë, por dhe nga lexuesi i gjerë, ku shquan pér mendimin filozofik, për shkallën e lartë të inteligjencës dhe kulturën e gjërë që ai zotëronte , ku do veçoja librin ” Kronikë Bardhë e Zi ” që i ka lënë të mahnitur kolegët , se ai kishte një talent të veçantë edhe si shkrimtar. Ai ishte një gur i rëndé në rrugën e Kinematografisë Shqiptare . Ai mund të quhet jo vetëm një yll , një ikonë e kinematografisë, por shumë e shumë më tepër, një legjendë e papersëritshme për majat e profesionalizmit, për fuqinë e shpirtit krijues e madhështinë njerëzore. Një poet, piktor, por që merte vesh mirë edhe nga muzika.Një artist i kompletuar , por dhe shumë njerëzor , familjar model dhe shumë modest. Modest deri në madhështi, që nuk gjen dot kollaj njeri tjetër si ai.
Lavdi veprës së madhe që ai i la kinematografisë dhe tërë shoqërisë shqiptare.
Ndjejmë keqardhje të madhe që për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të koronaviruesit, nuk do arijmë dot ti bëheshin nderimet për ta pérciellë për në banesën e fundit ashtu si e meritonte. Por uné kam bindjen se të gjithë shqiptarët sot në këté ditë të trishtë do ta derdhin një pikë loti, të gjithë do ta shprehin një ngushëllim të dhimbshëm në shtëpitë e tyre. Varimi do të bëhet sipas amanetit të Tij , në Shkodër. Po të ishte një ditë e zakonshme ne do të kishim shkuar me qindra edhe nga Tirana, por ajo që do ta bënte më prekëse emocionalisht kur të dilte tërë Populli i Shkodrës që e donte aq shumë e do ta mbulonin me karafilat plot aromë.
Por ne prapë do ta kemi pranë e do ta shohim akoma më me vemëndje , me më mall e lot né sy nëpër filmat Shqiptarë , në të cilët ai luajti me kaq art, me kaq ndjenjë e përgjegjësi.
Sa shumë dhimbje, sa shumë dëshpërime për Ty , o Artist i Madh i këtij vëndi.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen në radhë të parë, bashkëshortes ndërkohë dhe artistes së madhe Znj. Merjeta Ljarja dhe tërë Komunitetit të artistëve.
Rrugë të bardhë për në Parajsë o miku jonë i shtrenjtë, Artist i madh i Shqiptarisë.