Këshilla për amvisat e reja
Disa sekrete të vogla të lulelakrës
Në brendësi të lulelakrës grumbullohen shpesh insekte, të cilat pastrohen me vështirësi, prandaj është mirë që pas pastrimit, ta mbani atë për dhjetë minuta rresht, në ujë të kripur. Kështu, insektet dalin dhe ju mund ta pastroni lakrën fare lehtë.
Lulelakrën që ka filluar të vyshket është më mirë ta përdorni të zier për supë dhe garniturë të gjellëve me mish e peshk.
Që lulelakra të ruajë ngjyrën e saj të bardhë, është mirë ta mbani para zierjes për disa kohë në ujë të ftohtë, ku keni hedhur paraprakisht pak lëng limoni ose uthull. Pas kësaj “banjoje”, atë ujë hidheni dhe përvëlojeni lulelakrën me ujë të valuar me kripë. Lakra nuk duhet zier shumë, vetëm deri në pesë minuta, në fillim në zjarr të fortë dhe pastaj, në zjarr të ngadaltë.
Lulelakrën mos e lini kurrë në ujin ku e keni zier sepse zbutet shumë dhe merr një shije jo të mirë. Me ta zier, ndajeni nga ujët e vet me kullesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *