Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Burimi i lajmit në një film! Nga ROLAND QAFOKU


Keira Knightley ka treguar

edhe një herë se është një nga aktoret më të mira

të momentit në botë dhe nga më të kërkuarat e Hollywood.

Advertisement

Së fundmi, anglezja ka luajtur rolin kryesor në filmin “Sekretet shtetërore”, bazuar në historinë e një spiuneje të shërbimit sekret britanik që synoi të ndalonte luftën e Britanisë dhe SHBA në Irak në vitin 2003. Një film që u transmetua mbrëmë në kanalin “Autor” në platforëm “Digitalb” dhe për protagonist ka një specialiste që punonte në qendrën e përgjimeve të shërbimit sekret si dhe një gazetar i gazetës “The Observer” në Londër. Për ata që nuk e dinë, për të publikuar një lajm-scoop me ndikim në opinionin publik, duhen dy palë: Zyrtari i guximshëm që e nxjerr dhe jep lajmin dhe dokumentin si dhe një gazetar i guximshëm që e boton lajmin. Në këtë film u përputhën aq bukur të dy: Kiera Knightly në rolin e Katherine Gun dhe Mat Smith në rolin e gazetarit të “The Observer” Martin Bright. Vërtetë, as spiunja dhe as gazetari nuk e ndaluan dot luftën. Ajo u zhvillua dhe solli vrasjen e 4600 ushtarëve amerikano-britanikë dhe 37 mijë të tjerë të plagosur, por pikërisht kjo luftë vërtetoi se ata të dy kishin të drejtë. Në Irak nuk u gjetën armë kimike dhe një gjykatë në Londër e shpalli të pafajshme spiunen. Gazetarin jo e jo. Ai dhe gazeta “The Observer” fitoi disa çmime për gazetarinë duke u bërë një nga historitë më interesante pas asaj të “Watergate” në SHBA në vitin 1972. 
Vlen të veçohet aktorja Keira Knightley. Loja e saj ishte e jashtëzakohshme. Herë plot ankth e emocione dhe herë e sigurtë dhe e guximshme aq sa të dukej sikur po i ndodhte asaj vërtetë. Dhe të mendosh që është vetëm 35 vjeç dhe ka luajtur gati si askush tjetër kaq shumë role kryesore me kaq shumë karaktere që nuk ngjanë fare me njëra-tjetrën. Elisabeta te “Piratët e Karaibeve”, Lara te “Doktor Zhivago”, Guinevere te “Mbreti Artur”, Gorgiana te “Dukesha”, etj, janë të ndryshëm, po ashtu edhe filmi i fundit me Katherinën te “Sekretet Shtetërore” është i ndryshëm gjithashtu. Një tjetër veçanti në film është paraqitja e mënyrës së funksionimit të një redaksie. Gjithçka duket reale, zhurma, debatet deri në sherre e deri te gabimi i korrektores që ndryshoi gërmat e dokumentit zyrtar të radhitur duke menduar për mirë por që hodhi në erë punën e të gjithë gazetës. Një skenë që në këto 30 vjet askush nuk e ka pasqyruar kaq reale në Shqipëri. 
Ndërkohë ajo që më bën përshtypje është se në vendin tonë ka histori të ngjashme por ende deri më sot një investigim gazetaresk nuk ka arritur të ndikojë në nivele të larta të pushtetit. E shumta këtu janë shkarkuar drejtorë dhe shefa. Më kujtohet se një nga investigimet më të forta e më me ndikim ka qenë i ashtuquajtur skandali i orizit në vitin 1998 publikuar në gazetë nga gazetari Zylyftar Bregu. U trondit si rrallë piramida e ministrisë së Mbrojtjes nga zbulimi i fakteve të një tenderi. Ishte një investigim i sinqertë dhe një case etalon për të gjitha historitë e mëpasshme të gazetarisë. A ka ndonjë regjizor këtu ta bëjë film këtë histori?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpërthen Flutura Açka:Kriminelët e lirë qeveria tmerron njerëzit/ Rama citon Zotin por vetë fshihet pas Covid-it

Next Post

Në karantinën e Merita Merjës në Dubai…!

Advertisement