– Doktoreshë Vali, u bënë disa muaj që kam dhimbje në anën e djathtë të stomakut, poshtë. Zakonisht, kam problem me konstipacion, por këta muajt e fundit, kam edhe diarre. Dhimbja është e vogël, por shqetësuese. Shpesh, këto dhimbje me vijnë pasi dal jashtë. Kam pak problemee edhe me veshkën. Theksoj që jam 50 vjeçe.
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Përshëndetje! Së pari, ju duhet të bëni këto analiza e ekzaminime:
– Eko abdominale
– Feçe candita (pasi keni diarre).
Në bazë të të dhënave që përshkruani në letrën tuaj, mendoj se keni kolopati, shenjat e së cilës janë: dhimbje barku, konstipacion dhe herë-herë, diarre. Pasi të bëni këto ekzaminime që ju përmenda më sipër, mund të vini të vizitoheni drejtpërsëdrejti dhe të flasim për mjekimin që ju duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *