Ai ka emigruar që kur ishte i ri nga Malësia në Nju York dhe dashurinë për artin për muzikën pa e harruar asnjëherë por duke qenë gjithmonë i pranishëm në koncerte e në vitin 1993 së bashku me grupin e tij “Grupi Muzikor Malësori” ishin kudo. Po flasim për këngëtarin e dekadave Fran Vulaj ku pak ditë më parë solli projektin më të ri mizikor që po dëgjohet shumë ” Vermoshjane” me një klip të bukur me tekst nga Jetmir Ndoka e muzikë Behar Neli. Artisti vazhdon të jetë aktiv ndërsa sot bashkëpunon me Marjan Shabani një orkestrant e muzikant mjaft i mirë e më herët ai ka bashkëpunuar me kolegë mjaft të mirë si: Emir Kajoshaj, Gjergj Dushaj e Nik Cubi. Ne mësojmë se këngëtari Fran Vulaj i cili që kur ishte i vogël vetëm muzikën shqiptare jo vetëm e ka pasur në zemër por vetëm atë e ka këndu, ndërsa ka vite që ai këndon në dasmat shqiptare në Amerikë ku jeton. Ai gjithashtu ka gati edhe një këngë kushtuar motrës së tij dhe sakrificës që ajo ka bërë duke i shpëtuar jetën Franit e duke i dhuruar veshkën e saj, për ta falenderuar atë. Ndërsa ai ka edhe dy këngë me të madhin Ilir Berani e ku të tjera projekte do të vijnë, ndërsa në muajin gusht do të jetë në vendlindje ku ka dëshirë ti këndojë Malësië së madhe dhe vëllezërve dhe motrave malësorë. Deri në projekte të tjera ne ju ftojmë që ta dëgjoni këngën e tij më të re.
Advertisement