Në intervisten e saj të parë
për emisionin “Vizioni i Pasdites”
në Vizion Plus ,
Arilena Ara ka zbuluar disa detaje nga performanca që do të ketë në skenën e madhe të Eurovision. Ajo ka zbuluar gjithashtu se pas fitores së Festivalit të 58 në Rtsh, është nisur për në Los Angelos për të përpunuar versionin Anglisht të këngës “Shaj”, e cila tashmë është gati.
“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë realisht për mua më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës. Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqënëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga “Shaj”. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër” , – ka deklaruar Arilena.
E pyetur për performancën,veshjen dhe detaje të tjera, Arilena ka zbuluar një suprizë të cilën është duke e përgatitur për skenën e madhe të Eurovizionit.
“Nuk mund të mos themi që kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë,do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”,- ka përfunduar Arilena.