Përshëndetje doktoreshë. Jam një zonjë që interesohem për bashkëshortin tim. Në maj të 2017-s ai u aksidentua, gjatë punës dhe ra në kontakt me tensionin. Pas ngjarjes ai për 4 muaj iu nënshtrua të gjitha vizitave mjekime etje në QSUT. Gjatë kohës në spital pas gjitha problemeve që kaloi, ai shikonte dhe lexonte normal, me kalimin e ditëve pati shqetesime te njëri sy, ulje të shikimit. Në muajin nëntor bëri një ndërhyrje tek syri i djathtë tek “Francezi”, pas kësaj ndërhyrje pësoi ulje të shikimit syri tjetër. Leximin e ka të dobët,  nuk mund të lexojë dot një gazetë apo një libër me shkronja normale edhe pse te syri i djathtë ka vënë lente, ai i lentes ka kontrast të fortë, ndërsa tjetri i ulët, por e ka të pamundur të lexojë. A është e mundur që ai të shikojë normal si më parë? Theksoj se gjatë kohës në spital për 4 muaj ka krye 5 operacione dhe ka përdorur 4 muaj antibiotike. Ju lutem si mund të më ndihmoni ? Faleminderit

Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:-  Përshëndetje e nderuar letërshkruese. Nga letra juaj mësova që pas një aksidenti në korent bashkëshorti juaj ka patur shumë probleme me sytë, për të cilat u është nenshtruar interventeve kirurgjikale dhe trajtimeve të gjata terapeutike me antibiotikë. Në letrën tuaj ju nuk ma keni bërë me dije se çfarë interventi ka bërë në syrin e djathte burri juaj, por unë mendoj që i është nënshtruar interventit të cararactes, pasi neë këtë intervent implantohet lente intraokulare.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *