Udhëkryq

Më tremb ajo që merret burri im…!

Përshëndetje! Jam një vajzë 25 vjeçe dhe kam rreth një vit e martuar me një djalë 30 vjeç. U afeksionova me të që në takimin tonë të parë. Ai është me origjinë nga Vlora por banon në Tiranë. Martesa jonë ndodhi në një kohë shumë të shkurtër por unë jam penduar sot me këtë martesë që kam bërë dhe e kuptova që u nxitova jo se nuk e dua më burrin tim por kam marr vesh histori për burrin tim që nuk i dija. Kam dëgjuar fjalë sikur ai merret me trafikimin e femrave dhe një natë i ra telefoni me një numër italian dhe unë e pashë, këmbngula që ta hapte por më tha që nuk dua se s’kam nerva që të merrem, është një shoku im dhe nuk është me rëndësi, në kohën që po më shpjegonte ishte tepër nervoz.  Dhe kohët e fundit shpeshherë këmbngul që të ikim jashtë shtetit se këtu nuk kemi të ardhme. Më ka zënë frika dhe nuk dua të iki sepse kam frikë. Kam një mik timin që i kam biseduar këto gjëra dhe ai më ka shprehur keqardhje dhe më ka thënë që të qëndroj me të sepse do më mbroj me çdo gjë por unë kam jashtë mase frike nga kjo situatë që po ndodhem. Ju lutem më thoni çfarë të bëj?

Ulu dhe diskutoje me bashkëshortin tënd se çfarë frikash ke dhe sqarohuni bashkë për çdo gjë. Alba

-Më mirë me këtë mikun tënd, largohu se nuk i dihet se çfarë mund të të ndodhë. Denisa

-Kthehu në familjen tënde. Selda

-Nuk mund të kesh mendime pa e ditur si qëndron e vërteta, ulu dhe bisedo. Xheni

-Merr plaçkat e tua e ik larg. Sidorela

-Nuk duhet të qëndrosh më me atë se mbase një ditë mund të të çoj edhe prostitutë që po këmbngul kaq shumë që të ikni jashtë shtetit. Migena
Pyetje të reja

-Ç’mendim keni për martesën me kombësi të huaj? Mendoni se funksionon më mirë? Megi

-Njeriu i sotëm është më shumë human apo i tërbuar si mendoni? Andi

-A është shoqëria jonë më shumë e dhënë pas qejfit dhe nuk i intereson fare morali? Si mendoni? Erget

-Kujt i besoni më shumë dhe pse? Xheni
-A mendoni se ka më njerëz që blejnë libra sot dhe që i lexojnë ato? Soni

– A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

– Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalen për artistët dhe ata që studiojnë… Arturi.

– Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

– Meqë po vjen Shën Valentini, na tregoni një herë çfarë është ai për ju? E festoni apo jo? Nëse nuk merrni dhuratë nga i dashuri, do të ndiheshit keq? Lozonjarja.

 

-Ç’mendim keni për jetën moderne sot? Amantja

-Nuk më pëlqen aq shumë sepse nuk është thjesht modern por është shumë e ekzagjeruar e ky ekzagjerim mua s’më tërheq aspak. Afërdita

-Ne nuk e kemi luksin këtu në Shqipëri për të ndjekur modën dhe ndonjëherë duke menduar se jemi në modë fillojmë të ekzagjerohemi në një mënyrë banale. Elda

-Gjithkush e jeton jetën si do dhe jeta moderne sigurisht që është e lidhur edhe me njerëzit dhe unë nuk jam aspak paragjykues. Defrim

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *