Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vazhdoj të vuaj për të…!

Në vitin 2007, fitova shkollën e lartë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë-Letërsi.

Shkollën e mesme e kisha kryer në qytetin e Përmetit.

Edhe pse atje kisha shumë ngacmime nga meshkujt, dëshira ime ishte të fitoja shkollën e lartë e të largohesha nga ai qytet.

Advertisement

Pasioni im ishte psikologjia, por babai im këmbëngulte të studioja për mësuesi, pasi ai e kishte dëshiruar shumë këtë profesion, por për shkak të mundësive financiare nuk mundi ta realizonte ëndrrën e tij.

Ishte ditë e diel, unë u përgatita për të ardhur në Tiranë me shpresën që të ndryshoja degën, por babai im këmbëngulte të mos e ndryshoja se përndryshe, do të mërzitej. Me lot në sy u nisa dhe ajo që më shoqëronte, ishte nëna ime. Nuk doja të vazhdoja atë degë jo vetëm prej pasionit tim, por edhe sepse mendoja se ajo do të ishte ogurzezë për mua. Nuk e di se pse ndjeja, frikë, ankth dhe zemra më rrihte fort, sikur do të më dilte nga kraharori. Shpesh i thoja vetes sime: “Qetësohu Anila se nuk do të ndodhë asnjë gjë”. Ndoshta e kisha këtë frikë për shkak të jetesës sime në një tjetër ambient, me shoqëri krejtësisht ndryshe nga ajo që kisha pasur. Ndoshta frika ime lidhej edhe me menaxhimin e parave, pasi nuk isha marrë më parë me këtë gjë. U regjistrova në godinën 25 dhe në ditën e regjistrimit u njoha edhe me vajzat me të cilat do të ndaja ditët e mia në atë konvikt. Në impaktin e parë, asnjëra prej tyre nuk më pëlqeu. Kur hyra brenda, vetëm njëra më pëlqeu dhe, në atë çast, po mendoja: “O Zot, të lutem, më ndihmo të jetë edhe kjo vajzë në një dhomë me mua”. Gjatë një diskutimi të shkurtër doli që ajo ishte nga një fshat i Përmetit dhe emrin tim e kishte lexuar në gazetë, te lista e studentëve që kishin fituar Gjuhë-Letërsinë. Me sa vura re, edhe ajo ishte e gëzuar që më pa dhe dëshironte të njëjtën gjë si unë. Për shkak të renditjes së regjistrimeve, ne ramë në të njëjtën dhomë. Mendova: “Sa mirë! Të paktën e kam një vajzë me të cilën mund të rri”. Ajo quhej Anisa, ndërsa dy vajzat e tjera, Elona dhe Greta. Me Elonën dhe Gretën nuk kisha marrëdhënie të mirë, në kuptimin që nuk është se flisnim shumë me njëra-tjetrën, pasi ato më quanin mendjemadhe. Megjithëse Anisa kishte moshë më të madhe se ne (rreth 29 vjeçe), gjithsesi ne të dyja kuptoheshim shumë mirë me njëra-tjetrën.

Të hënën ne nuk kishim mësim dhe, pasi mbaruam leksionin, Anisa më ftoi për një kafe. U ulëm te lokali afër fakultetit. Pasi porositëm diçka për të pirë, erdhi edhe kushëriri i saj. Anisa na prezantoi dhe në momentin kur ai më takoi, ma shtrëngoi dorën shumë fort, duke më thënë: “Mua më quajnë Ervis!”. Me indiferentizëm, ia ktheva: “Kurse mua, Anila”. Në pamje të parë nuk më pëlqeu, por kur buzëqeshte, diçka ndodhte brenda meje. Ai vazhdonte me batutat e tij “sa serioze që jeni!” dhe sa vinte e tensioni shtohej. Po ndihesha në siklet pasi mendova se mos ai kishte ardhur aty enkas për mua, por nga biseda që po bënin ata të dy, e kuptova që ishte rastësi. Gjithsesi, diçka nuk shkonte dhe unë nuk po ndihesha mirë, prandaj vendosa të largohesha, me pretekstin se kisha punë të tjera. E pashë që Anisa u mërzit, ndërsa Ervisi vazhdonte të qeshte e kjo gjë vazhdonte të më acaronte. Anisa e merrte shpeshherë Ervisin për kafe. Si fillim, kjo gjë nuk po më pëlqente dhe mundohesha t’i shmangesha, por më vonë u bëra pjesë e këtyre kafeve. Mbrëmjeve, kënaqeshim shumë. Një mbrëmje, Ervisi na përcolli deri te dera e konviktit, rrinte pranë meje dhe vura re që nuk donte të shkonte në shtëpi, madje insistonte të qëndronte edhe pak. Ne u ngjitëm lart, kur në telefonin tim, erdhi një mesazh: “Sa e mirë ishe bërë sot! Të lutem, kam shumë dëshirë të të dhuroj një tufë me trëndafila. Të pres përpara fakultetit nesër”. E lexova një herë, dy herë, e lexova sërish. Nuk dija çfarë të bëja. Vendosa të shkoja, pasi kishte prekur një nga pikat e mia të dobëta, trëndafilat. Pasi mbarova mësimin, po qëndroja përpara shkollës dhe po prisja Ervisin me një tufë me trëndafila, por nuk po dukej asnjë njeri. Ndërkohë, më ra telefoni; ishte ai! Më tha të shkoja te lokali ku ishim takuar për herë të parë. Vura re që ai nuk kishte asnjë trëndafil për mua, por më tha se kishte “një tufë me puthje”. M’u mbushën sytë me lot dhe i thosha vetes: “Anila, si u tregova kaq naive?!”. Doja të largohesha, por papritur buzët e tij prekën buzët e mia dhe zemra m’u drodh. E shtyva me forcë dhe u largova. Mendjen e kisha lënë mbrapa. Ervisi donte të më takonte dhe i binte telefonit pa pushim, por unë nuk e hapja, derisa një ditë më ndaloi në rrugë dhe më tha: “Anila, unë të dua! Pse nuk e kupton që unë të dua?!”. Kur pashë sytë e tij që ishin mbushur me lot, nuk i rezistova dot dhe e përqafova fort. Dilnim çdo ditë, shijonim paraditen të dy, shëtisnim bashkë, si dhe më shoqëronte kudo që shkoja. Ervisi ishte kthyer në një engjëll mbrojtës për mua. Një ditë po më përcillte për në shtëpi, edhe pse nuk doja që të largohesha prej tij sepse ndjeja sikur nuk do ta takoja më, madje po i thosha: “Zemër, të lutem, qëndrojmë edhe pak, më duket sikur nuk do të të takoj më”. Ai qeshi e nuk foli asnjë fjalë. U largova e brengosur dhe me kokën mbrapa, sepse e ndjeja që nuk do ta shihja më. Edhe pse arrita në shtëpi, ajo që ndieja më shtyu t’i bija telefonit të Ervisit dhe ai nuk po më përgjigjej. U bëra merak dhe i rashë përsëri, kur papritur me erdhi një mesazh: “Anila, më fal, unë nuk mundesha të ta thosha, por unë po shkoj shumë larg… Lidhja jonë këtu mbaron, por dije që unë të dua dhe do të të dua gjithmonë. Nuk mund të jemi bashkë”.

Gjithçka u shemb përpara syve të mi, nuk mund ta besoja, vazhdoja t’i bija telefonit, por asgjë! Kushërira e Ervisit nuk dinte asgjë për lidhjen tonë dhe unë isha e detyruar që t’ia tregoja pasi ajo duhet të dinte diçka për këtë ikje të tij kaq të papritur. Ia tregova të gjithë historinë dhe ajo u habit shumë. Më tha: “Po të kishe biseduar me mua, unë nuk do të të kisha lënë të lidheshe me kushëririn tim. Ai është djalë shumë i mirë, por ka qenë i detyruar të emigrojë për shkak të kushteve të këqija ekonomike”. Ajo më tha se, me siguri, ishte shtyrë për të ikur edhe sepse donte të krijonte një të ardhme më të mirë për mua. Fjalët e saj sikur më qetësuan pak…

Shoqja ime u interesua në familjen e Ervisit dhe mori informacionin se ai ndodhej në Itali dhe kishte filluar punë. I kishte marrë numrin e telefonit dhe ma dha mua. E mora në telefon dhe fola me të. Zemra më rrihte aq fort! Sikur ta kisha aty, nuk munda të flisja asnjë fjalë, vetëm i thashë “pse me le?” dhe shpërtheva në lot. Kuptova se edhe ai u prek shumë dhe më tha se kishte nevojë të punonte sepse kishte marrë kredi për të bërë shtëpitë. I thashë: “Po të jetë edhe dashuria jote e fortë, ashtu si është e imja për ty, do t’i rezistojmë largësisë dhe do bashkohemi sërish bashkë”, por nga biseda që bëra me të, kuptova se ai nuk donte të më mbante peng. Ai më sqaroi fare mirë se “unë nuk i dihet se kur kthehem dhe nuk dua që ta kem kokën pas, duke e patur mendjen se një njeri është duke më pritur mua”.

Që prej asaj dite, nuk komunikova më me Ervisin. Kuptova se dashuria e tij për mua nuk ishte e njëjtë si e imja. Unë isha gati të sakrifikoja për të duke e pritur, po kjo nuk u realizua asnjëherë. Sot kanë kaluar vite që prej ndarjes me të dhe unë kam shumë frikë të nis një lidhje tjetër. Frika dhe ankthi se mund të dështoj përsëri më ka mbërthyer dhe nuk më lë të përjetoj një dashuri të vërtetë. Ndoshta Ervisi ka krijuar një tjetër jetë, ndoshta është i lumtur… ndërsa unë vazhdoj të vuaj për të.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Motra më persekuton!

Next Post

Striptistet e 4Elements super surprizë në festën e datëlindjes së Xhani Demikës..!

Advertisement