Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zgjodha babain e fëmijës sim!

Tё dashur lexues, historia ime ёshtё pak e pazakontё,

prandaj edhe vendosa ta shkruaja e nё kёtё mёnyrё

tё tregoj se jeta ёshtё shumё e ndryshme për çdo njeri.

Advertisement

Nё fakt, tё gjithёve ju ka mbetur peng ndonjё dashuri e shkollёs sё mesme dhe nuk ju hiqet nga mendja. Ashtu si ju tё gjithё, kur isha e re shumё e re, unë dashurova njё shok klase. Ai ishte djali mё i bukur i klasёs sonё dhe pa frikё mund tё them, i gjithё shkollёs. E doja shumё; isha e fiksuar pas tij. Me thёnё tё vёrtetёn, ai ishte mё i pashёm se unё, por ky kishte qenё qёllimi im; tё gjeja tё dashurin mё tё bukur, sidomos mё tё bukur se ai i vajzёs sё tezes. Këto gjёra kishim atёhere nё mendje. Ishim tё vogla e ashtu mendonim.Atёherё kur sapo unё e ai ishim lidhur, ai u largua pёr nё Itali ashtu si gjithё rinia e asaj kohe. Unё jetoja me mamanё dhe sapo mbarova shkollёn, mё ofruan shumё raste pёr martesё, por unё nuk mund tё pranoja asnjё sepse askush nga pretedentёt nuk i afrohej sadopak atij. Koha po kalonte dhe unё nuk vendosa pёr t’u martuar, por mё duhej njё i dashur. Nёna ishte shumё e mёrzitur me mua dhe gjente “dhёndurё” pёr tё mё hequr qafe. Unё ia kisha bёrё tё qartё qё nuk do tё martohesha, por ajo nuk dёgjonte. Motra mё e vogёl u martua dhe shkoi jashtё shtetit, ku u sistemua mirё. Nёna donte vetёm tё mё hiqte qafe.

Edhe unё nuk ndenja pa gjё, vendosa tё kisha njё tё dashur me tё cilin u njoha nё punё. Ishte njeri shumё i mirё, por mua nuk mё pёlqente edhe aq. Isha lidhur vetёm qё tё rehatoja mamanё time e cila donte vetёm qё tё martohesha. Ai nuk kishte shtёpi, kёshtu qё na u desh tё jetonim me mamanё time. Ai sillej shumё mirё me ne tё dyja nё fillim, mirёpo ngaqё unё nuk e doja dhe ai kuptonte kёtё, mё kёrkoi tё bёnim fёmijё. Por, a ishte ai i duhuri? Jo. Nuk mund tё bёja fёmijё me njё burrё qё nuk ishte i zoti as tё jetonte mё vete e jo me vjehrrёn. Ai mendonte se po bёnim fёmijё, por unё fshehtas pija ilaçet pёr tё mos mbetur shtatzёnё.

Erdhi njё kohё kur ai filloi tё pinte e u bё i padurueshёm. I thashё mamasё se nuk jetohej mё me tё, por ajo ishte kundёr ndarjes dhe mendonte se detyrimisht duhej ta çoja jetёn me tё deri nё fund. Me shumё pakёnaqёsi tё mamasё e ndava dhe i dhashё ultimatum qё tё mos mё dilte mё pёrpara. Ai mezi kishte pritur tё ndahej nga unë dhe iku pa asnjё fjalё. Pёrsёri mbeta barrё pёr nёnёn time. Ajo nuk harronte tё ma thoshte herё pas here kёtё. U njoha me njё tjetёr burrё. Ai ishte shumё ndryshe nga i pari. Ishte i shkathёt dhe, kryesorja, kishte shtёpi, pra, e kishte vёnё jetën në vijë, kёshtu qё u shpёrngula tek ai. Mamaja tashmё ishte e kёnaqur, edhe pse unё kisha thyer “rregullat e familjes”. Mirёpo edhe ai s’mё dukej burri i duhur tё bёja fёmijё. Ai kishte qenё mё parё i martuar dhe kishte tre fёmijё me gruan e parё, kёshtu qё nuk isha e sigurtë se ai nuk do të na linte edhe neve si ata.

Edhe pse bashkёjetoja me tё, nuk isha e vendosur pёr fёmijё. Ai nuk e kishte problem sepse tashmё i kishte fёmijёt me gruan tjetёr, pavarёsisht se shpesh mё thoshte se kishte dёshirё tё bёnte njё fёmijё me mua.

Fati mё bёri tё takohem me dashurinё e parё, atё tё shkollёs, qё ju pёrmenda nё fillim. Edhe pse kishin kaluar shumё vite, ai ishte po ai bukurosh i shkollёs sё mesme. Ndjenjat mё kujtuan menjёherё se sa shumё e kisha dashur. Ai jetonte nё Itali dhe rastёsia na kishte bashkuar nё njё restorant, ku unё po drekoja me njё shoqe. Atij i kishte vdekur e ёma dhe po fliste me pronarin pёr tё bёrё pritjet pёr njerёzit qё do tё merrnin pjesё nё funeral. Ai mё njohu i pari dhe nuk hezitoi aspak tё mё takonte e tё mё shtrëngonte nё krahё. Ndoshta e kishte marrё malli ose ishte i mёrzitur pёr nёnёn e tij e po kёnaqej qё syri i pa njё njeri tё njohur. Ndёrruam numrat e telefonit dhe i thashё se do tё shkoja nё varrimin e nёnёs sё tij. Ashtu bёra. Atje pashё se ai ishte i martuar dhe kishte dy fёmijё, dy vajza shumё tё bukura, njёra prej të cilave i kishte ngjarё plotësisht atij. Mё erdhi pak keq, por përbrenda isha shumё e kёnaqur qё e kisha takuar. Shkova nё shtёpi dhe nuk i tregova asgjё burrit, jo se ai ёshtё xheloz, por sepse nuk pashё asnjё shpresё se do ta takoja pёrsёri. Ditёt nё vazhdim s’mё hiqej mendja nga ai, kёshtu qё i telefonova vetё e para.

– Mirёdita! Si je?

– Mirё – tha ai. – Kush jeni, ju lutem?

– Oh, mё fal qё nuk u prezantova. Monda jam! Mora tё tё pyes si je sepse atё ditё m’u duke shumё i mёrzitur nё funeral.

– Shumё faleminderit! E çmoj shumё kёtё telefonatё. Unё jam mirё, madje jam kёtu afёr ish- shkollёs sonё. Po pate kohё, hajde tё pimё njё kafe.

– Po, kam kohё. Ja, po vij.

Edhe pse kisha punё, mezi prita tё mbyllja telefonin e tё shkoja ta takoja. Po pija kafe me tё dhe mendoja se pse nuk i kisha dashur dy burrat qё kisha patur pas tij, kur në mendje mё erdhi njё mendim: “Ky ёshtё njeriu qё duhet tё jetё babai i fёmijёs sim!”. Por, si do t’ia arrija kёsaj, kur ai ishte i martuar?

Shkova nё shtёpi dhe nё mendje mё vinte vetёm se si do tё realizoja atё qё mendova, kur tё nesёrmen ai mё mori vetё dhe mё kёrkoi tё dilnim pёrsёri. Edhe pse ishte i martuar, unё kisha disa avantazhe. Isha shumё nё formё, sepse akoma nuk kisha lindur fёmijё, isha e dashuruar çmendurisht pas tij dhe isha mё e bukur se gruaja e tij. Pra, kisha shanse. Nё takim pashё se edhe ai ishte gati pёr mua. Nuk e zgjata shumё dhe iu dhashё menjёherё. Ai ishte shumё i mirё; i pёrsosur! E gёnjeva se merrja ilaçe pёr tё mos ngelur shtatzёnё. Pas takimit tё parё shkova nё shtёpi dhe isha shumё e qetё. Burri nuk kuptoi asgjё. Pas dy ditёsh, ai mё mori nё telefon dhe mё tha se donte tё takoheshin edhe njё herё sepse do tё kthehej nё Itali. Nuk hezitova pёr asnjё moment. Pas pune, e mora menjёherё nё telefon dhe lamё njё vend takimi.

Ai duhej tё kthehej sepse i kishte mbaruar leja. U kёnaqёm shumё bashkё dhe ai, gjatё gjithё kohёs, mё tregonte se si mё kishte menduar gjithmonё dhe ndjenjat pёr mua nuk kishin ndryshuar, edhe pse ishte martuar. Pas takimit, shkova nё shtёpi dhe burri pёrsёri nuk zbuloi gjё. Sa mirё!

Tё nesёrmen ai mё mori nё telefon dhe tha se ishte nё aeroport e po priste tё hipte nё avion. U mёrzita, por e kisha ditur që kështu do të ndodhte… Pas njё muaji mёsova se kisha ngelur shtatzёnё. Isha shumё e kёnaqur. E kisha pritur me padurim kёtё ditё dhe ja, mё nё fund, ajo erdhi. Tashmё, kisha njё problem. Do t’i thoja burit se fёmijёn nuk e kisha me tё, apo thjesht ta manipuloja situatёn e t’i thosha se kisha mbetur aksidentalisht, sepse kisha harruar tё pija ilaçet? Unё nuk jam tip qё mashtroj njeri, prandaj mё duhej t’ia thoja dhe ashtu bёra. I thashё se e kisha tradhtuar dhe fёmija nuk ishte i tiji. Ai u bё si i xhindosur dhe mё qёlloi dy-tre herё aq fort sa gati mё ra tё fikёt. Pasi e mora veten, bёra gati rrobat dhe u largova nga shtёpia e tij. Unё kisha dashur vetё ta bёja fёmijёn me njё tjetёr njeri, kisha zgjedhur njeriun e duhur, prandaj nuk isha penduar. Gjithashtu, vendosa tё mos i tregoja tё dashurit qё kisha njё fёmijё me tё. Ai kishte njё familje dhe nuk ishte mirё qё unё tani ta prishja atё familje. Asnjëherё nuk mё kishin bёrё pёrshtypje gratё qё i rrisnin fёmijёt vetёm dhe nuk kisha pse tё kthehesha te mamaja, kёshtu qё mora njё shtёpi me qira dhe njoftova mamanё pёr atё qё mё kishte ndodhur. Ia mbylla telefonin para se ajo ta merrte veten nga lajmi qё i dhashё dhe tё fillonte tё mё bёnte moral. Pёr njё kohё, nuk folёm bashkё. Pak para lindjes, ajo erdhi nё shtёpi dhe mё tha se do tё ishte pranё meje kur unё tё lindja. E kisha ndier mungesёn e saj.

Linda djalin dhe, tё them tё drejtёn, kjo ishte dita mё e lumtur e jetёs sime. Mamaja dhe motra qё kishte ardhur nga jashtё ishin pranё meje. Edhe pse nuk kisha njё mashkull afёr, nuk ndjeva ndonjё mungesё.

E rrita djalin tim me forcat e mia, siç thuhet nё kёtё rast. Vjet, nё verё mё ra telefoni dhe pashё se ishte njё numёr Italie. Ishte babai i fёmijёs sim.

– Nesёr do tё jem nё Shqipёri. Bёsoj se mund tё jesh e lirё ndonjё nga kёto ditё e mund tё takohemi.

– Sigurisht. – iu pёrgjigja.

Pas dy ditёsh, ai mё mori dhe u takuam. Na kishte marrё malli tё dyve. Ai u habit kur mori vesh që  isha ndarё dhe nuk e pёrmbajti veten kur mori vesh se kisha njё djalё dy vjeç.

– Po pse u ndave, kur u bёre me fёmijё?

– Ashtu u bё! – i thashё shkurt.

Ai e kuptoi se nuk doja ta zgjasja dhe nuk e vazhdoi mё tej. Ai nё fakt nuk bёri llogari se sa vjeç ёshtё djali e tё kuptonte se ishte djali i tij, i cili i mungonte shumё, sepse kishte dy vajza. Shpesh nё bisedё e shprehte se do ta kishte dashur shumё njё djalё, por koha do ta tregojё se si do tё rrjedhin ngjarjet. Unё, pёr momentin, ndjehem shumё mirё. Bёra atё qё desha.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kërcënoi të më merrte djalin!

Next Post

Vajzës sime i pëlqejnë vajzat!

Advertisement