Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fjalori i vërtetë i dobësimit

Kur vendosim të fillojmë një dietë, dëgjojmë shpesh për IMT-në, kaloritë,

IMDH-në dhe terma të tjera të pakuptueshme.

Por çfarë kuptimi kanë realisht ato?

Advertisement

Kësaj radhe kemi marrë përsipër të luajmë rolin e një fjalori dhe t’ju zbulojmë se ç’domethënie kanë këta terma që dietologët dhe nutricionistët i përdorin pa pushim! Tani që po afrohet koha e mirë, sfida e veshjes së rrobave të banjës dhe daljes në plazh, i shtyn shumë vetë të fillojnë dietën. Meqë me shëndetin nuk bëhet shaka, është e rëndësishme të njihni disa nocione kyç. Mos e filloni dietën me sy mbyllur. Më parë është e rëndësishme të përgatisni një progam të vërtetë…

Kurba e peshës

Nëse vendosni të ndiqni një regjim me ndihmën e një nutricionisti, dijeni se këta profesionistë të shëndetit vendosin një kurbë peshe për të ndjekur evolucionin e humbjes suaj në peshë. Por, nëse vendosni të bëni dietë pa ndihmën e askujt (gjë që nuk është e këshillueshme), ju mund të bëni një kurbë vetë. Nuk është e ndërlikuar! Bëni një tabelë me abshisën dhe ordinatën (tani po i thoni vetes se duhet t’i kishit kushtuar më shumë vëmendje matematikës në shkollë), me një fjalë, me një shigjetë lart dhe një perpendikulare me të, si bëhen tabelat e zakonshme, duke shënuar poshtë ditët (për shembull, dita 1, dita 2) dhe lart peshën në fillim të dietës, lart fare, për ta ulur me kalimin e kohës. Prisni, sepse matematika nuk ka marrë fund!

IMT

Çfarë është IMT-ja? Është Indeksi i Masës Trupore, i shpikur nga mjekët për të parandaluar rreziqet e obezitetit, sepse, ndryshe nga ç’mendohet, vetëm pesha nuk mjafton për të përcaktuar nëse je obez apo jo. Kjo varet edhe nga gjatësia. Për të llogaritur IMT-në tuaj, ja formula (e vlefshme vetëm për personat mbi 20 vjeç!):

Pesha (kg)/ gjatësi x gjatësi (në metra).

Për shembull, ju peshoni 70 kg dhe keni një gjatësi 175 cm, bëni 70/(1,75 x1,75) = 22,86

Nëse IMT-ja juaj është:

– 16,5: Jeni të paushqyer

– Nga 16,5-18,5: Jeni shumë të dobet

– Nga 18,5-25: Jeni normalë

– Nga 25-30: Jeni mbipeshë

– Nga 30-35: Jeni obezë të moderuar

– Nga 35-40: Jeni në një nivel të lartë obeziteti

– Më shumë se 40: Jeni shumë obezë.

IMDH

Kalojmë tani tek IMDH-ja. Ky është Indeksi i Masës Dhjamore, që na jep një ide për sasinë e dhjamit që kemi në trup. Për ta përllogaritur, duhet marrë parasysh pesha, gjatësia, por edhe IMT-ja dhe seksi.

Formula me të cilën mund ta llogarisni është: (1,2 x IMT) + (0,23 x mosha) – (10,8 x seksi) – 5,4.

Mosha llogaritet ne vite, ndërsa seksi është baraz me 0 për gruan dhe 1 për burrin, Nëse jeni grua dhe IMDH-ja juaj është:

– Më e vogël se 25%: Ju jeni shumë e dobët

– Ndërmjet 25%- 30%: Jeni normale

– Mbi 30%: Keni shumë masë dhjamore në trup

Nëse jeni burrë dhe IMDH-ja juaj është:

– Nën 15%: Jeni shumë i dobët

– Ndërmjet 15% -20%: Jeni normal

– Mbi 20%: Keni shumë masë dhjamore

RGHI

Është Raporti Gjatësi-Ije, që, sipas mjekëve, bën të mundur të përcaktohet nëse dhjami është ose i rrezikshëm për shëndetin.

Ekzistojnë dy mënyra të shpërndarjes së dhjamit.

– Versioni android (në formë molle), që prezanton rreziqe për sëmundje, sidomos kardio-vaskulare.

– Versioni gjinoid (në formë dardhe), që nuk është i rrezikshëm.

Për të llogaritur raportin gjatësi-ije, është shumë e thjeshtë, mjafton të pjesëtosh gjatësinë me perimetrin e ijeve. Ky raport duhet të jetë nën 1 për burrat dhe nën 0.85, për gratë. Thuhet se raporti ideal për gruan është 0.7, sepse konsidrohet si shenjë rinie, shëndeti të mirë dhe joshjeje seksuale.

Pesha ideale

Le të përqendrohemi tani tek ajo që quhet «pesha ideale». Që në fillim, themi: Nuk ekziston! Gjithçka varet nga çdo individ. Më shumë do ta përcaktonim si pesha në të cilën ndjehesh mirë, pa paraqitur rrezik për shendetin. Megjithatë, është e mundur të llogaritet një “peshë ideale teorike”, për të pasur një ide.

Formula e përllogaritjes:

Pesha ideale e gruas në kg: Gjatësi në cm-100-(Gjatësi-150)/2)

Pesha ideale e gruas në kg: Gjatësi-100-((Gjatësi-150)/4)

Kaloritë

Si përfundim, le të kuptojnë se cilat janë të famshmet kalori… Kaloritë (kkal) merren nëpërmjet ushqimit dhe janë njësi për të llogaritur sasinë e energjisë që na japin ushqimet që konsumojmë. Për të funksionuar mirë, organizmi ynë ka nevojë për to dhe ato shpenzohen në mënyrë të natyrshme, duke marrë frymë, duke fjetur, duke tretur ushqimin ose duke bërë një aktivitet fizik.

Grave që zhvillojnë një aktivitet fizik normal, u këshillohet të marrin në ditë 2000-2200 kalori.

Burrat mund të konsumojnë një sasi prej 2500-2700 kalorish në ditë.

Tani që i keni më të qarta gjërat, mund të filloni një program dobësimi…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vëllai deshi të më vriste!

Next Post

Kreshnik Ibrahimi: Si i mbushi sallat gjermane komedia “Du gru me letra”..!

Advertisement