Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Burri më kërkon pasionin që kishim

– Para disa muajsh u martova me burrin me të cilin kam qenë e lidhur që 15-vjeç, domethënë, kishim rreth 9-vjet lidhje.

Tani kemi sjellë në jetë djalin tonë.

Lidhja jonë gjatë gjithë viteve ishte shumë e mirë, ishim çift, por edhe shokë, por nga momenti i shtatzanisë dhe me lindjen e djalit,

Advertisement

qëndrimi i tij ndryshoi; u bë më i ftohtë, nuk i mjafton dashuria midis nesh, ai kërkon pasionin siç e kishim 15-vjeç. Të gjitha përpjekjet e mia për martesën tonë nuk kanë funksionuar. Çfarë mendimi keni ju si redaksi? Është normale sjellja e tij?

Redaksia:- E dashur, për shumë burra, kalimi i pozicionit nga një i dashur dhe partner në rolin e babait nuk është i lehtë, përkundrazi, është e vështirë apo edhe i “frikshëm”. Është një angazhim i madh i jetës, një barrë që duket si kufizim, që ata nuk mund ta përballojnë. Për më tepër, gruan që kishin si një partnere, të dashur dhe mike, tani duhet ta ndajnë me një ekzistencë të re, me fëmijën. Shumë burra kanë nevojë për pak kohë për t’u ambientuar me imazhin e ri të partneres së tyre, nga një grua e lirë në një nënë, nëna e fëmijës së tyre, me të cilën mund të kenë përsëri marrëdhënie seksuale. Këto e kanë ngatërruar bashkëshortin tënd, e dashur. Mendoj se atij nuk i ka ikur dashuria, por thjesht ka nevojë për pak kohë. Të uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam i lumtur me gruan e divorcuar

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement