Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Po rris fëmijën e dashnorit grek

Unë që po ju shkruaj, jam Moza.

Drama e jetës time filloi që në vitin ’92, kur si shumë të tjera,  edhe familja ime shkoi në Greqi për një jetë më të mirë.

Në atë kohë unë isha martuar dhe kisha dy fëmijë.

Advertisement

Bashkëshorti im ishte punëtor dhe, qëkur u hapën kufijtë, u largua për në Greqi. Në atë periudhë ishte një kohë shumë e vështirë për të mbajtur dy fëmijë të vegjël. Unë jetova me prindërit e mi deri në momentin kur bashkëshorti më bëri dokumentet dhe më mori në Greqi. Jeta atje ishte akoma më e vështirë. Agimi shkonte në punë në mëngjes dhe kthehej natën vonë në shtëpi. Ai bënte dy punë sepse donte që të mblidhnim lekë dhe të hapnim një aktivitet privat. Unë kisha një vit që kisha shkuar në Greqi dhe nuk kisha punuar asnjë ditë, ndaj i thashë Agimit se doja të punoja edhe unë si shumë shoqe të miat, të cilat bënin punë nga më të ndryshmet, pastronin shtëpitë, lokalet ose hotelet. Doja më shumë të dilja, pasi mërzitesha shumë brenda në shtëpi, se fëmijët i çoja në kopsht gjithë ditën. Gjuhën kisha filluar ta mësoja mirë dhe e vetmja gjë që më mungonte ishte puna. Pas shumë debatesh dhe lutjesh nga ana ime, Agimi vendosi të më dërgonte në punë. Një shoqja ime që punonte kameriere në një lokal, foli me pronarin e saj dhe unë fillova si ndihmës kuzhiniere. Edhe pse rrija gjithë ditën në këmbë, lodhjen nuk e ndjeja, pasi në krahasim me ditët që rrija mbyllur brenda në shtëpi, më dukej gjëja më e mirë që mund të bëja.

Nuk kishte kaluar as një muaj kur pronari i lokalit më thirri në zyrën e tij. Në fillim pata frikë se mos ndoshta ai po më përzinte nga puna, por jo, nuk ishte ashtu. Nga biseda që bëra me të, ai ishte shumë i kënaqur me punën time, madje më tha se pas dy muajsh mund të më fuste edhe kuzhiniere të parë. Ky fakt më gëzoi. Mezi prisja të shkoja dhe t’ia thoja Agimit një gjë të tillë. “Me siguri, ai do të gëzohet po aq sa dhe unë”, mendoja gjatë rrugës për në shtëpi, por në fakt nuk ndodhi kështu. Që në momentin e parë që i tregova për mundësinë që kisha për të hyrë kuzhiniere dhe për të fituar më shumë, ai u nevrikos dhe më tha: “Bën mirë ta lësh fare atë punë. Ti nuk e di se si janë grekët. Ata, po nuk patën interes, nuk ta japin lekun kot”. Unë u mërzita shumë dhe i thashë se këtë gjë e thonte sepse bëhej xheloz për mua. Në fakt, me kalimin e ditëve, duke punuar në lokal, unë po vëreja se vizitat në kuzhinë nga ana e pronarit u bënë më të shpeshta, madje ai po më thërriste gati përditë në zyrën e tij, ku më këshillonte si duhet të punoja që të arrija të bëhesha kuzhiniere e mirë. Një ditë ai më tha: “Jam shumë i sigurtë se një vajzë e bukur si ti do të ecë shumë shpejt në këtë zanat” dhe zgjati dorën të më përkëdhelte flokët. Unë u largova dhe dora e tij mbeti në ajër. Më pas ai buzëqeshi dhe tha se kjo sjellje nuk ishte e mirë nga një punëtore ndaj shefit të saj. Nuk e dija se ç’kërkonte të thoshte ai me këtë gjë, por nga biseda me shoqen time, e cila më solli në atë vend pune, kuptova se të gjithë pronarët duan që  punëtoret e tyre të bëjnë atë që ata i kërkojnë, madje të shkojnë edhe në krevat me ta, po të jetë e nevojshme. Nuk dija si të veproja. Mendja më rrinte atje e gjithë natën nuk më zinte gjumi. Agimit nuk ia thoja dot, pasi po t’i tregoja, ai do të më thoshte se më kishte paralajmëruar. Përveç kësaj, kisha frikë se do të më nxirrte nga puna. Pronari, një ditë tjetër, më kishte kërkuar prapë në zyrë dhe mua po më dridheshin gjunjët, nuk dija se si të veproja, nuk doja ta lija këtë punë dhe të bëhesha përsëri një grua shtëpiake. Sa hapa derën e tij, ai u ngrit në këmbë dhe më tha: “Mirë se erdhe, po të prisja me padurim” dhe sytë e tij ngjyrë blu më shikonin me shumë pasion. Unë mundohesha të mos e ngrija kokën lart, por ai m’u afrua duke më thënë se kishte shumë kohë që më vëzhgonte dhe se kishte ardhur koha të bëhesha e tija. Unë e kuptoja, por bëja sikur nuk i kuptoja ato që më thoshte ai dhe rrija si e hutuar. Ai m’u afrua dhe më kapi nga mjekra, kurse nga dora tjetër, më drejtoi një çelës: “Në katin e dytë të këtij hoteli është një dhomë për të pastruar. Meqë pastruesja e ka marrë pushim sot, këtë punë do ta bësh ti”. Mjekra filloi të më dridhej dhe trupi po kështu. E aprovova me kokë punën që do të bëja, i rrëmbeva çelësin dhe u ngjita me ashensor në katin e dytë, ku ishte edhe hoteli. E hapa derën, po ç’të shikoja? Dhoma ishte shumë e rregullt dhe e pastër, madje mbi tavolinë ishte edhe një tufë me lule. U befasova dhe e kuptova se ky ishte një kurth i ngritur prej tij. Nuk dija si të veproja dhe menjëherë mbylla derën, por një dorë e madhe u përplas te dera e mbyllur. E tmerruar ktheva kokën dhe dëgjova fjalët e tij: “Nëse nuk do të jesh e imja, do të largohesh që sot nga kjo punë”. Nuk dija si të veproja. Ai hapi derën dhe unë hyra brenda. Ndërkohë, ai vazhdonte të më thoshte: “Nëse do të jesh imja, nuk do të të mungojë asnjë gjë, madje do të ta rris edhe rrogën sa të duash ti”. U drejtua drejt tufës së trëndafilave, mori një dhe filloi të më përkëdhelte fytyrën duke më thënë se përditë do të kisha një tufë të tillë, se e meritoja. Fjalët e tij po më joshnin aq shumë sa m’u errësuan sytë. Nuk pyeta më se ai ishte gati 20 vjet më i madh në moshë se unë, nuk pyeta më se unë kisha fëmijë dhe një bashkëshort ideal, nuk pyeta më për anën morale dhe ashtu, si e ngrirë që isha, u hodha në krahët e tij. Pasuria e tij më kishte verbuar. Që nga ajo ditë, u bëra dashnorja e tij. Pothuajse gjashtë muaj punova në atë lokal duke bërë atë që më kërkonte shefi im. Sigurisht, edhe ai e kishte mbajtur fjalën; rrogën ma kishte shtuar edhe njëherë sa e kisha në fillim, por këtë nuk mund t’ia thoja Agimit. Lekët shtesë unë i rezervoja më vete. Në një nga ditët e punës, më ra të fikët në kuzhinë dhe më çuan me urgjencë në spital. Aty mësova se kisha ngelur shtatzënë me fëmijën e tretë që kam sot. Ia thashë këtë gjë Agimit dhe ai u habit. Edhe unë u habita po ashtu. Më shkonte në mendje se mos ma kishte bërë shefi këtë gjë, por nuk doja ta besoja. Kur hyra në muajin e shtatë, e lashë punën dhe me shefin tim nuk pata më asnjë lloj kontakti. Pasi linda vajzën e vogël, filloi sherri në familjen tonë. Ajo lindi me sy blu dhe unë, menjëherë e kuptova se kush ishte babai i saj i vërtetë. Sytë e Inës, vajzës së porsalindur, i bënë përshtypje edhe Agimit dhe ai mundohej të kujtonte ndonjë në fis me sy të tillë, por më kot, as në fisin tim nuk kishim të tillë.

Ajo që e shtyu më shumë këtë histori ishte e motra e Agimit, e cila jetonte në një qytet me ne. Ajo ishte interesuar, kishte shkuar te lokali ku unë punoja dhe e kishte kuptuar se shefi mund të ishte babai i vërtetë i vajzës time. Kjo nuk donte shumë mundim për t’u kuptuar pasi ata të dy i kishin sytë në të njëjtën ngjyrë. Një ditë, shoqja ime që vazhdonte punën atje, me tha se Agimi bashkë me të motrën kishin qenë në atë lokal dhe bisedonin. Pas asaj dite, vetëm sherr kishte në familjen tonë. Nuk dija si ta gënjeja Agimin se fisi ynë ishin ezmerë me sy të zinj e po kështu ishte edhe fisi i tij. Sa vinte darka, ai fillonte të më fliste me ironi: “Nga na doli kjo vajzë me sy blu?”. Ditët sa vinin e bëheshin më stresuese për mua. Agimi vinte i dehur në shtëpi. Një ditë, ai më kapi prej krahu dhe më gjuajti në sy të fëmijëve, duke më thënë: “Fol, e kujt është kjo kopile?!”. Motra e tij ishte ajo që i frynte më shumë gjërat. Sherri filloi të bëhej kronik në familjen tonë, derisa një ditë unë nuk durova më dhe bërtita me të madhe: “Po, ai që mendon ti është babai i vërtetë i vajzës”.

Ai ma kyçi derën nga brenda dhe më gjuante pa pushim, duke më thënë: “Si ma bëre një gjë të tillë mua, që bëja dy punë për të të krijuar kushte ty?!”.

Që nga ajo ditë ne vendosëm të ndaheshim me gjyq. Agimi u kthye në Shqipëri, ndërsa unë  vazhdoj të jetoj me dy gocat e mia në Greqi. Djalin e ka marrë Agimi me vendim të gjyqit. Që prej ndarjes nga bashkëshorti, jeta ime është bërë shumë e vështirë. Në atë lokal nuk shkoj të punoj më sepse për atë njeri unë nuk isha më shumë se një aventurë së cilës i la një pasojë, duke më shkatërruar familjen. Dëgjoj se shumë gra shqiptare duan ta bëjnë jetën e tyre jashtë Shqipërisë, por për mua që po e provoj një gjë të tillë, është shumë  e vështirë. Në vend të huaj, asnjë nuk të do, por vetëm të shfrytëzon pa mëshirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjithë sekreti qëndron te... sutjenat e duhura!

Next Post

Shkurta Selimi e bukur dhe me plot ritëm me "A e din se"

Advertisement