-Doktoresha, kam dhimbje të barkut, në anën e djathtë.
Veç kësaj, kam temperaturë dhe djersitem shumë, sidomos natën.
Mos ka lidhje stomaku me këto dhimbje se jam bërë merak? Andri.
Dr Nevila Lëngu, gastro-hepatologe, QSUT :- Duhet saktësuar dhimbje në anën e djathtë në kuadratin e sipërm apo të poshtëm? Dhimbjet e stomakut nuk shoqërohen me temperaturë. Ju këshilloj eko abdominale, analizë urine dhe gjak komplet me formulë. Nëse keni probleme me jashtëqitjen, stimulojeni duke shtuar sasinë e lëngjeve dhe fibrave në dietë. Ushqehuni shëndetshëm duke respektuar vaktet, shmangni ushqimet e fërguara, pikante, me përmbajtje acide dhe të konservuara. Kryeni herët ekzaminimet e sugjeruara për të marrë nëse është e nevojshme trajtimin e duhur duke u konsultuar me mjekun tuaj të familjes. Të shkuara!