Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E rrita e vetme, vajzën time të paralizuar

Unё qё po ju shkruaj jam njё grua rreth të dyzetave.

Kur isha nё moshё mё tё re dhe bisedonim me shoqet, unё isha nga ato femra qё kisha mendimin se më e mirë është njё familje e madhe.

Shoqet nuk ishin me mendimin tim. Ato donin tё kishin 1 apo 2 fёmijё, nё mёnyrё qё tё jetonin edhe jetёn e tyre, ndёrsa unё doja tё paktёn katёr fёmijё. Por, mё duket sikur jeta vetё ka veshё, dёgjon dёshirat qё ke dhe nuk të realizon asnjёrёn. Kёtё e them sepse sa herё kam dёshiruar diçka dhe kam qenё afёr realizimit tё dёshirёs, punёt mё janё prishur. Nejse, unё po ju shkruaj pёr jetёn time, se ndoshta edhe ju mund tё nxirrni njё mёsim nga ajo…

Advertisement

Siç ju thashё, kur isha vajzё, mendoja pёr njё familje tё madhe dhe kёto mendime i vura nё jetё shpejt sepse sapo mbarova shkollёn e mesme, u martova me njё djalё dy vjet mё tё madh se vetja. Ai mё donte shumё dhe unё e doja shumё atё. Unё u futa nё punё nё njё pastiçeri. Ai ishte murator. Nuk bёmё asnjёri shkollёn e lartё e duhej tё bënim ç`punё tё na dilte pёrpara, por nuk kishim pse tё qaheshim sepse ia kalonim mirё. Pas dy viteve martesё, mua mё lindi fёmija i parё, qё ishte vajzё. U gёzuam tё dy shumё. E donim dhe ndjeheshim tё bekuar nga Perёndia. Edhe pse jo shumё tё pasur, prapё ishim tё lumtur. Punonim tё dy dhe vajzёn e çonim nё çerdhe. Pasditeve dilnim dhe ishim tamam njё familje e vёrtetё, ashtu siç e kisha ёndёrruar. Kur vajza u bё tre vjeçe, e çova nё çerdhe, si zakonisht. Kur e mora pasdite, vajza nuk mё dukej mirё. E pyeta edukatoren se si kishte qenё ajo tha se ishte shumё mirё sot, shumё e qetё, nuk i ishte ndier zёri fare.

Shkova nё shtёpi dhe i vura termomentrin. Ç’tё shihja? Ajo kishte temperaturё shumё tё lartё. E mora menjëherё nё krahë dhe e çova te doktori. Atje mё thanё se vajzёn e kisha çuar shumё vonё, ajo ishte nё rrezik pёr jetёn. Doktorёt u morёn me vajzёn dhe pas njё pritjeje tё gjatё nё korridor, njё doktor doli dhe tha se vajza e kishte kaluar rrezikun pёr jetёn, por shpresonin tё mos kishte ndonjё pasojё nga qёndrimi i gjatё me temperaturё. U futa nё dhomё dhe ajo ishte nё gjumё. I ndenjёm nё kokё gjithё natёn. Tё nesёrmen, kur u zgjua, ajo nuk ishte si mё parё. Kishte kaluar njё paralizё. Isha e gёzuar qё kishte shpёtuar, por kur e shikoja vajzёn time tё bukur e tё shёndetshme ashtu, nuk doja të jetoja mё. Dolёm nga spitali dhe e morёm vajzёn nё shtёpi. Ishte njё gjё shumё e vёshtirё tё shikoje fёmijёn tёnd ashtu. Ashtu si unё, ishte edhe burri im. Ishte shumё i trishtuar. Ai kishte vajtur te çerdhja dhe kishte debatuar fort me edukatoren tё cilёn e akuzonte pёr atё qё i ndodhi vajzёs sonё, por tashmё, asgjё nuk mund tё kthehej prapa. Ajo qё ndodhi ndodhi dhe tani duhet ta pranonim. E lashё punёn dhe tani merresha me vajzёn. Ajo ishte e paralizuar, por sytё e saj ishin po ata sy tё bukur e shprehёs, ndёrsa sytё e mi tani nuk arrinin tё thaheshin.

Koha kalonte dhe te vajza, nuk ndryshonte asgjё. Paraliza e saj ishte nё tё njёjtёn shkallё. Familja jonё tashmё kishte ndryshuar. Unё nuk punoja, por shteti mё jepte njё pagё pёr shёrbimin ndaj tё sёmurit. Burri punonte, por nuk ishte mё i njëjti. Pas dy vjetёsh, kur vajza ishte 5 vjeçe, burri im shkoi nё Greqi. Nё fillim sillte para me tё cilat unё bashkё me vajzёn jetonim mirё, por pasi kaloi njё kohё jo shumё e gjatё, ai ankohej nё telefon se nuk kishte gjetur punё dhe nuk mund tё na sillte shumё para. Unё pёrsёri nuk mёrzitesha dhe i thoja se ne ia kalonim mirё edhe me pak para.

Njё ditё, kur shkova tё kryeja vizitat e pёrhershme tё vajzёs, kishte ardhur njё ekip mjekёsor nga jashtё. Ata ma kontrolluan vajzёn dhe dolёn nё pёrfundimin se me anё tё njё mjekimi nё Itali, mund ta zbusnin pak paralizёn e vajzёs, ajo do tё kishte tё paralizuara vetёm kёmbёt e kёshtu, do tё jetonte nё njё karrocё me rrota. Pёr tё tjerёt, edhe kjo nuk ёshtё njё gjё e lehtё, por pёr mua do të ishte arritje shumё e madhe. Tashmё, tё paktёn do ta nxirrja shёtitje e ndoshta ajo arrinte tё fliste ndonjё fjalё, por ky mjekim ishte shumё i shtrenjtё. I çova fjalё burrit menjёherё, sepse doja ta kёnaqja ashtu siç u kёnaqa unё, por ai nuk u tregua aspak entuziast, madje mё tha se kjo ishte njё mёnyrё qё mjekёt tё pasuroheshin. Edhe pse ai nuk mё çoi lekё, unё shita shtёpinё dhe u nisa bashkё me vajzёn nё Itali.

Atje, me ndihmёn e mjekёve, vajza ime arriti tё lёvizte pjesёn e sipёrme tё trupit dhe kur u kthyem pas njё viti, ajo ishte nё njё karrocё me rrota dhe kishte filluar tё fliste pak. Ishte njё arritje e madhe, por problemi tani ishte se ku do tё rrija unё sepse shtёpinё e kisha shitur. Shkova tё jetoja me nёnёn dhe vёllain. Burri, qёkur i kёrkova lekёt pёr vajzёn, e zbehu komunikimin me ne. E njoftova pёr ecurinё e shёndetit tё vajzёs, por dukej shumё i heshtur. Nuk i bёri aspak pёshtypje gjithё ai mund dhe qё vajza pas pak kohёsh do tё fliste normalisht.

Njё shok i tij qё erdhi me pushime, i kishte thёnё gruas sё tij se im shoq bashkëjetonte mё njё greke. Kur e mora vesh, u mёrzita shumё, sepse e doja dhe sidomos nё kёtё kohё kisha shumё nevojё pёr njё njeri nё krah. Nё Itali kisha kaluar shumё ditё tё vёshtira… Teksa shikoja se si mjekohej vajza, si vuante ajo kur kurat ishin tё forta, zemra ime ishte gati tё shpёrthente, por Zoti mё dha forcё qё tё pёrballoja gjithçka dhe t`i rrija afёr njeriut tim mё tё çmuar dhe tё pazёvendёsueshëm nё botё. Ai nuk dinte asgjё nga kёto dhe as nuk merrte mundimin tё pyeste e jo mё tё na ndihmonte financiarisht ose thjesht duke u interesuar për ne. Nё fakt, njё njeri pёr sё mbari duhej tё ishte aty me ne, por ai nuk bёri asgjё nga kёto, kёshtu qё vendosa të mos e merrja mё nё telefon, por tё prisja qё tё mё merrte ai mua. Ai nuk mori pёr njё kohё tё gjatё. Më pas, mësova se u martua. Unё tashmё jetoja me nёnёn dhe vёllain.

Vajza, pas njё viti, qёkur u kthyem nga Italia, filloi tё fliste shumё mirё. Tashmё ajo ishte njё vajzё normale, pavarёsisht karrocёs. E çova nё klasёn e parё. Ajo ishte shumё e kёnaqur. Shokёt dhe shoqet e klasёs e donin shumё dhe e ndihmonin pёr çdo gjё. Dhe jeta vazhdoi deri tani, qё ajo ёshtё 20 vjeçe, ka mbaruar shkollёn e mesme dhe po vazhdon tё lartёn. Unё kam hapur një pastiçeri tё vogёl dhe me ndihmёn e vёllait nga Italia dhe nёnёs nё përgatitjen e ёmbёlsirave, biznesi po ecёn shumё mirё.

Njё ditё, vajza mё mori nё telefon dhe mё tha se nuk kisha nevojё tё shkoja ta merrja. Ishte e madhe tani dhe mund tё vinte me ndonjё shoqe. Kur mё erdhi te pasticeria, ishte e shoqёruar nga njё burrё nё moshё, që shtynte karrocёn e saj. Ishte ai, ish-burri im. Ai kishte pyetur pёr ne dhe kishte shkuar te shkolla e ishte takuar me vajzёn. Vajzёs i shkёlqenin sytё. Ajo mё pyeste gjithmonё pёr tё atin dhe ndjeja se i mungonte shumё. Unё kisha shtangur. Ai e kuptoi kёtё dhe tha:

– Mirёdita! Si je? – dhe mё zgjati dorёn. Pёr njё moment, nuk doja t’ia jepja dorёn, por kur pashё fytyrёn e pafajshme tё vajzёs sime, ia dhashё.

– Mirё, faleminderit! Po ti, si je?

– Mirё… – tha ai dhe uli sytё. E kishte kuptuar edhe ai se po i flisja vetёm nga vajza, sepse nuk e meritonte t`i flisja. Vajza e ftoi tё vinte brenda. Ai u fut pa hezitim. Nё shtёpi ishte edhe mamaja. Ajo nuk u tregua si unё, e ftohtё, por i foli pёrzemёrsisht. Ai nuk foli shumё atё ditё, vetëm pyeti nё pёrgjithёsi dhe iku shpejt. Kur iku, i tha vajzёs se do tё shkonte edhe të nesёrmen te shkolla pas mёsimit që ta merrte, nëse ajo ishte dakord. Ajo pranoi menjёherё dhe dukej se kishte kohё qё e priste kёtё. Kur doli te dera, e ndalova dhe i thashё se do tё doja tё flisja me tё. Ai pranoi dhe caktuam njё vend e orёn pёr takim. Ishte i pёrpiktё. U takuam dhe minutat e para i kaluam pa folur. Pas pak, e theva heshtjen.

– Si ka mundёsi qё shfaqesh tani? Ku ke qenё kur ne kishim nevojё pёr ty?

– Nuk ёshtё ashtu si mendon ti… – tha i qetё.

– Po si ёshtё? Ma trego, që ta di edhe unё…

Dhe filloi tё tregonte. Ai, nё fillim, kishte punuar nё Greqi dhe kishte planifikuar tё na merrte mua dhe vajzёn e ta kuronim atje. Pastaj pronarja nuk ia jepte lekёt sepse kishte rёnё nё dashuri me tё. Ajo i thoshte se vetёm nёse martohej me tё, do t`i jepte lekёt qё tё na i sillte ne. Ajo e mbajti kёshtu pёr njё kohё tё gjatё duke e gёnjyer, kёshtu qё ai, as nuk mund tё vinte nё Shqipёri, as tё sillte lekё. E dija se ishte njё justifikim ky, por ç`rёndёsi kishte tani pёr mua kjo?! Çdo gjё kishte kaluar. Ai, me greken, kishte tre fёmijё. Nëse nuk do ta kishte dashur e do të kishte ndenjur i detyruar nga ajo, nuk do tё kishte bёrё fёmijё. Ia bёra tё qartё qё nuk mё interesonte asgjё. Ai mё kёrkoi tё kalonte pak kohё me vajzёn dhe unё kёtё gjё nuk kisha si t’ia mohoja. Ishte vajza ajo qё e vendoste.

Ai shkonte çdo ditё te shkolla e vajzёs, e merrte dhe pasdite, dilnin sё bashku. Ata filluan tё lidheshin dhe dukej se po i kalonin vitet me shpejtёsi e po arrinin ta forconin lidhjen atё e bijё. Unё ndenja jashtё kёsaj dhe kёnaqesha qё vajza ndjehej mirё. Ajo mё tha se babai i saj donte ta merrte nё Greqi qё tё takonte dy vёllezёrit dhe motrёn qё kishte me gruan greke. I thashё se ishte e lirё tё bёnte si donte vetё. Ajo ishte e madhe tani, unё e kisha sjellë deri kёtu e tani nuk kishte shumё nevojё pёr mua. Ia kushtova jetёn vajzёs sime dhe nuk pendohem aspak. Çdo gjё e bёra me kёnaqёsi dhe jam e kёnaqur qё ajo tashmё ёshtё gati pёr jetёn. Ndoshta me metodat e reja tё teknologjisё, njё ditё, ajo mund ta lёrё edhe karrocёn me rrota, që nuk e pengon të jetë një njeri i mrekullueshëm dhe do tё jetё si gjithё tё tjerёt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza; Njoftim special..!

Next Post

Astrologia shpjegon...!

Advertisement