Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kuriozitete për seksin

Kuriozitetet që po ju tregojmë janë të vërteta, qofshin këto të disa shekujve më parë, ose të para pak kohëve.

Ato e kanë origjinën nga të katër anët e botës, nganjëherë janë të frikshme, ose do t’ju bëjnë të qeshni… E dinit se sa persona puthen çdo sekondë në botë? Se çfarë i ka ndodhur drejtorit të një burgu meksikan shumë kureshtar apo si dënoheshin në Mesjetë ata që tradhtonin? Lexoni më poshtë.

Për të dënuar tradhtinë

Advertisement

– Në Greqinë e lashtë, dënohej dashnori i një gruaje, të cilit i futej një rrepë në anus ose depilohej në publik.

– Në shekullin XIV, në Veri të Francës dhe Belgjikë, gratë që akuzoheshin se kishin tradhtuar burrin, futeshin në një fuçi, mbuloheshin me kapak, u lihej vetëm koka e duart jashtë dhe viheshin në mes të sheshit të tregut, në mënyrë që turma t’i shante dhe t’i qëllonte me fruta e perime.

Për t’u hakmarrë ndaj dashnorëve

– Në vitin 1530, mbreti francez Fransua i Parë, ra pre e sharmit të Gabrielë Ferronit. I zemëruar, burri i tradhtuar vendosi të hakmerrej me dy dashnorët, duke i vrarë pak nga pak. Për një muaj rresht, çdo natë, ai shkoi te një prostitutë që ishte prekur nga një sëmundje misterioze, e ardhur nga Amerika, sifilizi. I sigurtë që do t’i dënonte, ai ia ngjiti së shoqes, që ia ngjiti më pas mbretit francez. Gabriela e bukur vdiq 10 vjet më vonë dhe 7 vjet më pas, Fransua i Parë, vdiq mes dhimbjeve të mëdha.

– Burrat e tradhtuar në Mesjetë, e lanin çnderimin, duke i prerë testet dashnorit të gruas së tyre.

– Një studim mbi hakmarrjen me tredhje, i bërë në vitin 2001, tregon se ajo praktikohet gjithmonë kur burri fle. Në 90% të rasteve, gruaja ka bërë dashuri me viktimën po atë natë. Seksi, më shpesh, hidhet në tualet. Pas 6 orëve, penisi i prerë nuk mund të ngjitet më. Operacioni i ngjitjes zgjat nga gjashtë deri në nëntë orë.

Lufta kundër tradhtisë

– Në Spartë, ligjvënësi Likurgu e legalizoi tradhtinë, duke i bërë gratë të përbashkëta. Një burrë mund “të merrte hua” gruan e një tjetri.

– Te fiset Aches (Paraguaj) dhe Baro (Venezuelë), nocioni i çiftit nuk ekziston, sepse një grua mund të ketë sa dashnorë të dojë. Nëse lind një fëmijë nga aventurat e shumta, ai do të ketë për baba të gjithë dashnorët e së ëmës, që duhet ta ushqejnë derisa të rritet.

– Për shkak të rritjes së numrit të tradhtive, si pasojë e performancës mediokre të burrave dhe tensionit shoqëror që shkakton kjo gjë në qytet, bashkia e Esperantinës (Brazil), vendosi ta merrte problemin në dorë duke shpallur “ditën e orgazmës”, në të cilën burri është i detyruar të përpiqet për të “kënaqur” partneren.

Anatomia femërore dhe mashkullore

– Dimensioni mesatar i klitorisit është 16 mm (11.7 mm më të vegjlit dhe 20.3 më të mëdhenjtë).

– Në Mesjetë, gratë grimonin edhe seksin, përfshi këtu edhe klitorisin, me qëllim që të eksitonin partnerët e tyre seksualë.

– Është gjithnjë e në rritje numri i amerikaneve që ngushtojnë vaginën, për ta ndjerë më shumë seksin e partnerit të tyre.

– Dikur ishte traditë që të porsalindurve meshkuj t’u linin mjaft të gjatë një copë kordoni të kërthizës, me qëllim që edhe penisi t’u bëhej i gjatë.

– Grekët e lashtë mendonin se testet shërbenin si kundërpeshë ndaj penisit në ereksion.

– Në ç’moshë mund të kesh ereksion? Ereksioni fillon shumë herët, bile mund të shihet shpesh në klishetë ekografike të fetusit në barkun e nënës. Ai mund të zgjasë deri në një moshë të madhe. Ka patur raste kur burrat mbi 90 vjeç kanë kërkuar divorcin nga gruaja, me preteksin se ajo refuzonte të bënte dashuri me ta.

– Një nga festat e fundit të adhurimit të fallusit bëhet në qytetin grek të Tirnavos, kur çdo vit organizohet “festa e fallusit”.

Veçanti fizike befasuese

Te burrat…

– Një spanjoll me emrin Lopez, ka aftësinë të bëjë dashuri me vaginën dhe anusin e partneres, në të njëjtën kohë. Në fakt, ai ka lindur me dy penise.

– Kur vdiq Napoleoni, një mjek i preu seksin dhe e ruajti në një kavanoz me formalinë. Penisi kishte madhësinë e atij të një fëmije. Pasi ndërroi shumë pronarë, ai u shit te firma e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork, në vitet ’70.

– Një fëmijë 4 vjeçar në zonën e San Migelit, në Veri të Perusë, ka një penis 21 cm të gjatë dhe është bërë kurioziteti i fshatit të tij. Fëmija ia zbulon seksin e tij kujtdo që dëshiron të paguajë 30 cent për këtë.

Te gratë…

– Gjatë orgazmës, disa gra kanë aftësinë të hedhin disa metra larg deri 50 ml të një lëngu pa erë e shije. Shkencëtarët nuk e dinë nga vjen kjo substancë e çuditshme. Këto femra janë mbiquajtur “gratë shatrivan”.

Kontracepsioni dhe shtatzania

– Për të mos mbetur shtatzëna, gratë siriane vinin disa sfungjerë të vegjël, të njomur me uthull, në vaginën e tyre.

– Deri në hedhjen në treg të pilulës, metoda e kontracepsionit më e përdorur nga amerikanet ishte dushi vaginal me koka-kola.

– Madhësia e prezervativëve ndryshon sipas kontinenteve. Norma aziatike është 140 mm, norma evropiane 170 mm dhe ajo amerikane, 190 mm.

– Në Mesjetë, burrat sterilë i dërgonin gratë e tyre të bënin seks gjatë festave të karnavaleve, me shpresën se do të mbesnin shtatzëna.

– Për filozofin grek Anaxagore, përcaktimi i seksit vjen nga babai: Djemë vinin nga spermatozoidet e testit të djathtë, ndërsa vajzat, nga ato të testit të majtë. Dijetari predikonte se, nëse dikush donte të përcaktonte seksin e fëmijës, duhet të përdridhte me dhunë testikulin që i korrespononte seksit të padëshiruar në momentin e ejakulimit.

Bast i fituar!

Për të fituar bastin e tij, që mund të bënte dashuri pa u ndaluar për 12 orë rresht me dy vajza të reja, rusi Sergei Tuganov (28 vjeç) gëlltiti dhjetëra pilula Viagra. Rezultati: Disa minuta pasi kishte fituar, ai vdiq nga një infarkt zemre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk m’u ndanë fatkeqësitë

Next Post

World Vision: 92% e personave me aftësi të kufizuar, të pakënaqur nga pagesa, shërbimet dhe punësimi

Advertisement