Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nga gabimi i tij, mësova tradhtinë!

Nuk kalonim më shumë kohë bashkë si në fillim, flisnim më rrallë dhe dukeshim si dy të huaj, madje ai as vajzën nuk e afronte.

I afrohej më tepër Anja, e cila e donte shumë. Ajo donte të kalonte shumë kohë me babain e saj, por ai “nuk kishte kohë”, vazhdonte të shijonte aventurat e tij me shumë pafytyrësi, ndërkohë që në mbrëmje flinte në një krevat me mua.

Doja të dija sa më shumë rreth jetës që bënte, që në fund, t’i thoja gjithçka dija. Më lëndonte shumë tradhtia e tij, por mundohesha të bëhesha e fortë sepse asgjë nuk kishte më kthim pas.

Advertisement

Alberti po shikonte jetën e tij dhe të njëjtën gjë vendosa të bëja edhe unë. Nuk do ta kaloja jetën time duke menduar për Albertin dhe tradhtitë e tij. Dilja me shoqet që më kishin paralajmëruar edhe më parë për martesën, por unë nuk i besoja, madje edhe i kundërshtoja. “Martesa, e tillë është, mos u mërzit. Dikujt i ecën e dikujt tjetër, jo”, mundoheshin ato të ma lehtësonin dhimbjen. Atyre u tregova gjithçka kisha zbuluar për Albertin. Më thonin se nuk isha e vetmja që isha zhgënjyer nga një dashuri, megjithatë, më kuptonin që po vuaja për këtë. Ishin të vetmet me të cilat ndihesha mirë. Më qëndruan pranë dhe më mbështetën gjatë asaj periudhe të vështirë në jetën time, madje ato më ndihmuan me mendimet e tyre se si të veproja me Albertin. “Po të kisha qenë unë në vendin tënd, do t’ia përplasja menjëherë në fytyrë të vërtetën tim shoqi”, tha Elona e cila ishte edhe më impulsivja nga ne. “Ke bërë shumë mirë që nuk i ke thënë ende asgjë, derisa të jesh e sigurtë me veten tënde”, vazhdoi ajo.

Ndoqa sugjerimet e tyre dhe vendosa të flisja hapur në fillim me Rinën. I kërkova ta takoja diku larg shtëpisë, ndërsa ajo mendonte se isha Alberti. Ajo erdhi dhe i fola unë e para. “Kush je ti?”, më pyeti kur më pa. “Jam gruaja e Albertit”, i thashë dhe ajo mbeti pa folur për disa sekonda. “E di që ju të dy keni një lidhje…”. “Nuk e dija që ai qenka i martuar dhe paska familjen e tij”, më ndërpreu ajo. “Alberti ka qenë ai që më ka ngacmuar dhe më është lutur disa herë që të bëhesha e dashura e tij. Jemi njohur në internet…”, vazhdoi ajo të më tregonte gjithë historinë e tyre, një pjesë të mirë të së cilës unë e kisha zbuluar vetë. Më pas, edhe unë i tregova se kisha qenë unë ajo me të cilën Rina kishte folur ditët e fundit. U çudit dhe u skuq e tëra sepse deri në atë moment kishte menduar se kishte folur me Albertin. “Më vjen shumë keq… Asnjëherë nuk kam dashur të futem mes një çifti e aq më pak, të prish një familje”, tha ajo dhe nisi të qante. “Ndërsa mua më vjen keq për ty që në këtë moshë ke zgjedhur një burrë të martuar i cili nuk është aspak ai që mendon ti se njeh. Unë që jam gruaja e tij, arrita ta njoh vetëm pas martese, ndaj të sugjeroj të kërkosh diçka më të mirë për veten tënde”. Më shumë e kisha inatin me Albertin sesa me atë sepse në fund të fundit, ai ishte i martuar, ndërsa ajo nuk kishte tradhtuar askënd. Më kërkonte vazhdimisht të falur dhe ndihej shumë fajtore, ndërsa më tha se po e urrente Albertin për këtë që kishte bërë. U ndava prej saj, shkova te shoqja dhe mora Anjën të cilën ia kisha lënë të ma mbante. E mora në krahë dhe e përqafova fort. Elona pa që më dolën lot nga sytë dhe më pyeti se si vajti takimi me vajzën. I tregova dhe më tha se do ta kisha mbështetjen e saj gjithmonë. “Nëse do, mund të vij me ty kur të flasësh me Albertin”, më tha. “Faleminderit, por kjo më përket vetëm mua dhe atij. Nuk dua t’ju përziej edhe juve”. Rruga për në shtëpi për herë të parë m’u duk shumë e shkurtër sepse gjatë gjithë kohës e kisha mbushur kokën me mendime. “Si do t’ia thoja Albertit?”. Po mendoja këto e shumë gjëra të tjera dhe mendimet m’u ndërprenë vetëm kur pashë që isha para derës së shtëpisë. U futa brenda dhe e vura Anjën në gjumë. Në mbrëmje prisja të vinte Alberti dhe ai erdhi atë natë sepse ndodhte që edhe të mos kthehej. Si gjithmonë ishte i ftohtë, por këtë herë, edhe më shumë. “Do të ketë folur me Rinën”, mendova. “Çfarë janë ato fjalë që thua për mua lart e poshtë me njerëz të panjohur?”, tha ai në kulmin e nervave. “Të panjohura na qenkan tani të dashurat e tua?”. “Ti nuk di për çfarë po flet”. “E di shumë mirë”, i thashë dhe i tregova gjithçka nga fillimi deri në fund. U çudit që unë kisha kohë që e dija këtë dhe nuk i kisha treguar asgjë. I kërkova menjëherë divorcin, por ai nuk pranonte. “Dua të jem me vajzën, nuk mund ta marrësh”, më tha. Ai nuk e kishte dashur vajzën aq sa fliste, megjithatë, pas disa kundërshtimeve nga ana e tij, arrita të divorcohesha dhe të fitoja kujdestarinë e Anjës. Muajt e parë, vinte e takonte Anjën në fundjavë, por nga fundi nuk po dukej më. Alberti ka ikur tashmë jashtë shtetit dhe kujtohet në fund të muajit për të plotësuar detyrimet që ka ndaj vajzës. Më lutej shpesh që të riktheheshim bashkë edhe për të mirën e Anjës, por rikthimi me një person si ai, nuk kishte kuptim. Nuk doja t’i shtoja edhe më tepër vuajtje vetes sime. Deri tani jam shumë e lumtur sepse kam Anjën e cila është jeta ime. Ajo është i vetmi kujtim i mirë që ruaj nga Alberti.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Artistja e njohur në pritje të ëmbël, poston foto me bashkëshortin

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement