Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ëngjëll Hoxha: Artisti mund t’a ndryshojë botën...!
“ÇRREGULLIMET E TË NXËNIT”, LIBËR ME VLERA TË VEÇANTA PSIKOLOGJIKE PËR TË GJITHË
Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi (5)

“ÇRREGULLIMET E TË NXËNIT”, LIBËR ME VLERA TË VEÇANTA PSIKOLOGJIKE PËR TË GJITHË

Psikologia e talentuar Lorela Garuli na vjen sërish me një libër të ri të munguar tek ne me titullin”Çrregullimet e të nxënit”. Ky u drejtohet prindërve, mësuesve, psikologëve dhe atyre që interesohen për probleme të tilla.Është një publikim teoriko-praktik për familje të tëra, për shkollën dhe shoqërinë-qëllimi i këtij libri që deri-diku i përket edhe shëndetit mendor.Është një botim i shtatorit 2018 me rreth 110 burime të freskëta bibliografike, kryesisht të huaja të viteve më të fundit.

Monografia ndahet në 2 pjesë:

I.Konceptimi,vlerësimi dhe trajtimi i çrregullimeve të të nxënit.

Advertisement

II.Çrrregullimet e të nxënit në kuadrin e edukimit gjithëpërfshirës me 20 krerë gjithsej.

Tek ne, siç parashtron autorja Garuli,mungojnë studimet e mirëfillta, ndaj këtë libër e konsiderojmë si hapin e parë, gurthemelues.

Nga kapitujt e mëlartëm, që kanë tërhequr vëmendjen e studiueses së mirënjohur është ai ku na jepet një tablo e përgjithhme për të kthjelluar vështirësitë dhe çrregullimet e të nxënit dhe bazohet kryesisht në klasifikimin ndërkombëtar amerikan të DSM-5-ës.Libri me 330 faqe studion  disleksinë,diskalkulinë,disortografinë etj.Çdo kapitull përmban ilustrime nxënësish me çrregullimet e përmendura më lart, për të cilat i del punë shkollës e familjes për të bashkëpunuar midis tyre, për t’i bërë ata të mirësjellshëm e sa më të përgjegjshëm në shkollë e në jetë.Autorja për çdo pjesë bën një përmbledhje të thjeshtë , por me rëndësi të madhe praktike.Ajo aty shkruan edhe për probleme të veçanta neuropsikike me çrregullime të të folurit, të sjelljes, të vëmendjes dhe për nxënësit hiperaktivë.Jep përmbledhtas se si t’i kuptojmë dhe trajtojmë fëmijë me dukuri të tilla, për një strategji sa më profesionale që duhet të ndjekim për një zhvillim sa më të mirë psikomotor,për shprehi sa më të mira psikolinguistike etj.,për t’i bërë sa më të plotdijshëm. Në një kapitull të posaçëm i mëshohet disleksisë(vështirësi në lexim) dhe ecurisë së saj,sidomos në adoleshencë e më pas në profesionin që ata do të ushtrojnë në jetë.

Për çrregullimet në të shkruar e në drejtshkrim në formë e përmbajtje(disortografi e disgrafi) jepen hollësisht në monografi për të vepruar sipas standardit të shqipës e pa lënë mënjanë shenjat aq të përdorshme të pikësimit.Ka shumë anekdota përqeshëse për peronalitete botërorë, të cilët s’kanë njohur shkrimin e dikurshëm të tyre!

Në një kapitull me 25 fletë, psikologia Lorela Garuli i kushton çrregullimit matematikor (diskalkulisë) të trajtuar në të gjithë këndvështrimin e duhur, ku jepen detajisht ato për këtë disiplinë shkencore të veçantë e të ashpër.Autorja thekson më tej formimin e koncepteve dhe veprimeve numerike, për tabelën e shumëzimit,numërimin mbrapsht, mbështetjen e gjithanshme për këta nxënës apo profesionistë të rinj të së nesërmes.

Pjesa e dytë zanafillon me titullin e gjetur” Çrrregullimet e të nxënit në kuadrin e edukimit gjithëpërfshirës” duke u ndalur sidomos në krerë të tjerë,ku parashtrohen planet e edukimit individual dhe didaktik të personalizuar, qëllimin, rrugët e bashkëpunimit të frytshëm në grup,arritjet për t’i integruar sa më mirë nxënës të tillë që mund të duken shpresëvrarë e të traumatizuar.

Kreu pasues i kushtohet përshtatjes si strategji përfshirëse në pedagogji, ajo për zhvillimin e orës së mësimit, të të shpjeguarit sa më të përshtatshëm sipas nivelit arsimor e moshor e jo me tekste, si të thuash, komercialë të autorëve të ndryshëm të etur për fitime monetare.

Gjatë të nxënit marrin një rol me rëndësi proceset njohëse duke i kushtuar kujdes kujtesës, vëmendjes,vetkontrollit,të kapurit me sa më tepër sukses i çështjeve të ndryshme. Po ashtu aty shtjellohen metodat sa më të mira të mësimdhënies,përdorimin e skicave, vizatimeve, grafikave,videove apo fotografive, të cilat së toku kanë vlerat e tyre në këtë drejtim.Ndikesa e emocioneve, besimi në vetvete, kapërcimi i vështirësive në rritje, frikërat e pamotivuara, krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me bashkëmoshatarët,kultivimi i miqësive dhe shoqërive të shëndosha të jenë në qendër të vëmendjes.Po ashtu vlen të përmendim të mësuarit e ndërsjellë dhe poaq bashkëpunues e pa smirë, shmangia e mundëshme e emocioneve negative, ruajtja e përsosja e individualitetit dhe personalitetit të çdocilit në klasë e jashtë saj, të kihen parasysh.

Më në fund, në punimin e vet”Çrregullimet e të nxënit”(2018),psikologia e palodhur Lorela Garuli, jep disa vlerësime e testime me gojë e me shkrim, sa më efikase e me vlershmëri përmirësuese dhe aftësuese të nxënës kësisoj shpesh problematikë për mjedisin shkollor e familjar.E parë në këtë aspekt,ata duhen nxitur për t’u bërë sa më shpresëtarë dhe assesi mos të shihen e trajtohen si fatkeqë, barrë për të tjerët apo të stigmatizohen dashakeqësisht.

Libri i L.Garulit përmbush një boshësi për literaturën tonë, sidomos atë psikologjike e pedagogjike të munguar gjer më sot e shpalosur me seriozitet  dhe përkushtim prej saj, gjë për të cilën e falënderojmë dhe e urojmë të na sjellë vepra të tjera të kësisojshme në të ardhshmen.

 Nga Dr IZET S.ÇULLI, neuropsikiatër

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ëngjëll Hoxha: Artisti mund t’a ndryshojë botën...!

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi (5)

Advertisement