Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A bëhet pagesa me kredi në bazë të hipotekës?


– Unë jetoj dhe punoj në Belgjikë që prej 20 vjetësh. Kam paguar shumë qira për apartamentin tim. Tani jam martuar dhe kam dy fëmijë. Për t’i shpëtuar kësaj gjendjeje, dëshiroj të blej një banesë, jo për luks e as që ta shes atë e të fitoj, por që të jetoj aty deri në vdekje. Dëshiroj që ju të më tregoni, a më lejohet të blej dhe pagesa të bëhet me kredi në bazë të hipotekës (normale, kjo ka kamatë)? Çfarë të bëj?

Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Nuk jam i qartë se çfarë nënkuptoni ju me pyetjen tuaj, por po ju sqaroj se ç’do person mund të blejë dhe të shesë një send të fituar në mënyrë të ligjshme. Nëse kursimet tuaja mjaftojnë që të blini një shtëpi pa qenë nevoja që të aplikoni për një kredi bankare atëherë, situata është e thjeshte;  blijeni. Nëse keni pamundësi financiare të pjesëshme për të kënaqur pritshmëritë tuaja në lidhje me pasurinë e paluajtshme që kërkoni të blini, atëherë duhet të aplikoni në bankat e nivelit të dytë, apo pranë ndonjë enti tjetër financiar,  që të mund të kualifikoheni për të marrë kredi.  Kontrata e kredisë pazgjidhshmërisht parashikon të drejta dhe detyrime të palëve, pra tuajat dhe të organit financiar. Llogjika e do që të mendosh se asnjë subjekt  nuk mund t’ju japë ju sasi monetare pa një garanci, apo mjet që të mund t’ju zëvendësonte paaftësinë tuaj paguse; që në një moment të caktuar kohor, kur potenciali juaj financiar do të ulej apo shuhej. Huaja e marrë , parashikon normën e interesit të bankës, por edhe kamatat në rastet e vonesave të kësteve paguese sipas kalendarit të dakortësuar të palëve. Jo vetëm kaq, institucione të tilla, miratimin e kredisë e bashkë-shoqërojnë me vendosjen e kolateraleve të ndryshëm; siç mund të jetë vendosja e pasurive të paluajtshme të caktuara në hipotekë; (qoftë kjo edhe pasuria që doni të blini)  që nënkupton se në ç’do rast insufiçence monetare paguse nga ana juaj, për subjektin që ju ka kredituar, do të pasonte shitjen e  sendit në ankand nga ky i fundit me qëllim përbushjen e kontratës, që kredia e tyre (e drejta) të mos humbiste.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sekretet e bukurisë nëpër botë

Next Post

Emrat e çuditshëm të reperëve shqiptarë!

Advertisement