Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Fëmijë me flatra

– Kam parë një ëndërr shumë interesante. Po shkoja në shkollë dhe po më ndiqte një fëmijë që kishte kurorë në kokë dhe flatra te shpatullat. Po mundohesha të fshihesha sepse më frikësoi pak, por ai më ndiqte gjithandej. Në fund, ai iku në motorrin e një mikut tim, por me shikimin drejt meje. Dua të di interpretimin e kësaj ëndrre…

Ky fëmijë mund të jetë engjëlli juaj i brendshëm, por fakti që ikën, më bën të mendoj se ju keni frikë nga emocionet e çdo lloj natyre. Ndoshta ëndrra ka lidhje me ndonjë marrëdhënie që keni ju në çift dhe që nuk e përjetoni lirshëm, sepse jeni gjithnjë në gjendje ankthi, keni frikë nga vetvetja dhe nga emocionet. Duhet të jeni më e guximshme nëse doni vërtet të keni sukses, sepse fati nuk ju mungon. Gjithë të mirat!

Advertisement

Ringjallje

– Jam Henri. Do të doja të më shpjegonit këtë ëndërr: Pashë sikur unë, bashkë me grupin tim katolik, do të shkonim të përkujtonim vdekjen e Papës. Isha unë, bashkë me dy mikeshat e mia. Kur iu afruam Papës, ai hapi sytë dhe na përshëndeti. Pas pak, e mora përdore dhe dola xhiro me të. Të gjithë njerëzit që ishin në kishë filluan të qanin dhe të bërtisnin që kjo është një mrekulli, ndërsa disa murgesha më tej, thonin që ringjallja e Papës është një mrekulli e Marisë. Pres përgjigje.

I nderuar Henri, Papa përfaqëson botën tuaj shpirtërore. Ka ca kohë që i jeni larguar besimit tuaj fetar dhe ndoshta ndiheni paksa fajtor. Çfarë ju ka bërë të largoheni? Përse jeni konfuz në besim? Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk po arrini t’i gjeni dhe kjo është arsyeja pse ndiheni kështu. Atëhere, ëndrra tregon që në ditët në vazhdim do të ndiheni si i rilindur shpirtërisht, sepse do të kuptoni cili është besimi juaj i vërtetë. Pas kësaj, do të ndiheni shumë i qetë shpirtërisht.

Celular

– Isha në zyrë dhe papritur filloi të më dhimbte stomaku. Nuk dija ç’të bëja dhe rastësisht, duke kërkuar një vend për të pushuar, gjeta celularin e shefit. U mundova të krijoja një numër që të kërkoja ndihmë, por s’po orientohesha dot. Aty, u zgjova nga gjumi.

Kjo ëndërr tregon që ju keni frikë nga sëmundjet. Ëndrra ju sugjeron të bëni një kontroll të përgjithshëm të shëndetit tuaj sepse në ditët në vazhdim mund t’ju shfaqet papritur ndonjë shqetësim që mund t’ju alarmojë. Kini parasysh se nuk do të jetë asgjë serioze, por kalimtare. Mund të jetë ndonjë virozë e lehtë, prandaj, bëjini parapritë kësaj gjëje. Ju uroj shëndet!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ndërrova fëmijën tim në maternitet

Next Post

Çfarë tregojmë me mënyrën se si rrimë?

Advertisement