– Me Avokat Idajet Beqirin- 

Artan Kristo: – Këtë javë në Parlament u votua ligji i Vetingut. Përpara se të nisim intervistën, a mund të na shpjegoni se cfare do te thote kjo fjale se jam i bindur se shume lexues nuk e njohin…
Av. Idajet Beqiri: – Pyetje shumë e bukur. Ka shumë njerëz që nuk e dijnë se ç’do të thotë. E di ç’ndodhi këto ditë? Kishin dalë në protestë para Kuvendit të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi disa shoqata, por shumica e protestuesve e ngatërronin “vetingun” me “mitingun”…!
Unë e di shumë mirë kuptimin e kësaj fjale, e di prejardhjen e saj, kur është përdorur për herë të parë kjo fjalë etj. Por, sinqerisht, jam i befasuar nga përputhshmëria ideale e kësaj fjale me realitetin shqiptar! Prejardhja e kësaj fjale vjen prej foljes “vet” të gjuhës angleze. “Vet” është edhe shkurtim i fjalës “Veteriner”. Ndërsa “Vetting” do të thotë “kontroll i imtësishëm shëndetësor i kafshës”!
Fjala “Vetting” është përdorur për herë të parë kur ka lindur sporti i garës së kuajve. Një kalë, para se të hynte në garë, i nënshtrohej një kontrolli të rreptë prej një veterineri me integritet të lartë profesional lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe të rezistencës.
Aleatët tanë strategjikë perëndimorë, posaçërisht SHBA, duke e njohur mirë sistemin e kalbur të drejtësisë në Shqipëri, vlerësuan se kjo fjalë mund të përdorej, jo vetëm për kuajt, por edhe për “gjyqtarët”, “prokurorët” dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, të cilët me “bekimin” e politikës, dhe nën shembullin e saj personal, e degraduan gjyqësorin në vendin tonë deri në këtë shkallë turpi të paimagjinueshme. Dhe është interesant fakti i ndjeshmërisë së popullit ndaj “Vettingut”. Nëse më parë, shqiptarët e “vrarë” nga mosdhënia e drejtësisë për shkak se gjyqtarët dhe prokurorët e kishin kthyer atë në “mall”, që shitet e blihet, i mallkonin duke ju thënë “ju rëntë murtaja”, tani kanë filluar të thonë shpesh “ju rëntë vetingu”!

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *