U mendova gjatë para se të vendosja të tregoja në këta pak rreshta një histori aq të këndshme për mua që po e përjetoj. Me sinqeritet, desha t’i lutesha lexuesit tuaj të nderuar të mos më paragjykojë, por në jetë çfarë nuk ndodhka. Tashmë jam e bindur se njeriu, sipas rastit, ndjen kënaqësi apo ngushëllohet dhe, në njëfarë mënyre, dëshiron ta ndajë me të tjerët atë gëzim apo shqetësim që përjeton në jetë. Në moshën 17 vjeçare, prindërit më martuan me një burrë me shkuesi, por megjithatë, ne u deshëm, ndërtuam një marrëdhënie shumë të mirë dhe ishim tepër të lumtur. Pas disa vitesh, na lindi një djalë i cili na gëzoi e na e zbukuroi jetën. Ai po rritej si lulja dhe ne e donim sa jetën tonë. Kur ai po ndiqte maturën, im shoq punonte në një firmë ndërtimi si teknik. Një ditë, gjatë punës, ra nga skela dhe vdiq në vend. Dhimbja qe e madhe, na pikëlloi jashtë mase. Për fatin tim të keq, mbeta e ve në moshë të re, 37 vjeçare, por përveç dhimbjes, u ngarkova me detyrën për rritjen e djalit. Im bir kishte një shok klase një vit më të madh se ai. Shkonin shumë mirë bashkë, bashkë bënin detyrat dhe ai vinte pareshtur në shtëpinë tonë. Enoja ishte simpatik dhe me një fizik mjaft të zhvilluar, pasi merrej me sport. Kur flinte te ne, e shihja me shumë kënaqësi ndërsa zhvishej. Kur vinte dhe shkonte, më përshëndeste e më jepte dorën, por mua diçka më ngacmonte dhe kisha dëshirë ta afroja pranë vetes. Për të qenë e sinqertë, ndonëse me diferencë moshe, diçka ndjeja për të.
Një ditë, kur im bir qe në dush, dëgjova të trokiste dera. Ishte Enoja. Kur e pashë, instiktivisht iu afrova dhe e putha. Diçka më ngacmoi në zemër, m’u prenë fuqitë e u trullosa. Enoja hiqej si djalë me namuz dhe i padjallëzuar, por në tërësi, ishte me personalitet. Një ditë tjetër, kur djali pati dalë, i dhashë një tjetër puthje në buzë, me shumë pasion. Edhe ai reagoi në të njëjtën mënyrë. Më afroi afër vetes dhe më shtrëngoi me tërë forcën. Nuk zgjati shumë dhe erdhi djali. Pasi u përqafuan, ata filluan të flisnin e të qeshnin. Pasi e gostisa me diçka, e pashë me bishtin e syrit, me ëmbëlsi. Sigurisht, unë, që isha një femër me eksperiencë, u binda se ai ndjente të njëjtën gjë për mua. E tregonte me mënyrën se si reagonte. Ditët kalonin, mua nisi të më prishej qetësia e gjumi dhe me sytë e mendjes, e shikoja veten në krahët e tij. Ai më dukej si engjëll dhe unë nuk rrija dot më pa e parë. Sa herë që im bir nuk ndodhej në shtëpi dhe ai vinte, shkëmbenim puthje të ngrohta, por pa dhënë shpjegim. Dukej si drita e diellit se atë e kishte zënë qymyri dhe puthjet prodhuan atë që quhet dashuri.
Një ditë, kur Ernisi ishte te gjyshja, ai u shfaq në derë. Më pyeti nëse shoku i tij ishte në shtëpi dhe unë i thashë se ishte te gjyshja. Megjithatë, e ftova të ulej sepse Ernisi mund të vinte shpejt. Ai mbylli derën dhe u fut në kuzhinë, kurse unë u futa në dhomën e gjumit dhe vesha një robdëshamdër tepër eksitues për çdo mashkull, sado i përmbajtur të ishte, lëre pastaj për Enon, që në atë moshë shpërthyese që ishte, rrezik të hidhej mbi mua. Pasi e gostita, u ula pranë tij dhe, si padashje, takova këmbën e tij me timen. Vura re se dridhej i tëri nga emocionet. E kalova me humor llafin dhe e pyeta nëse kishte të dashur. “Jo, më tha, megjithëse kam pasur raste”.
Brenda meje nisi një luftë e fortë ndjenjash, por tani ai ishte robi im. E kapa nga qafa, i dhashë një puthje me shpejtësi marramendëse dhe e afrova pranë vetes, duke ia vënë kokën në gjoksin tim, tashmë gjysëm të zhveshur. E shtrëngova me afsh dhe ai u dorëzua. Zbërtheva robdëshambrin, i hoqa atij këmishën dhe e shtrëngova pas vetes. Ndonëse i ri në moshë, ai kishte shumë përvojë. Më pushtoi me vrullin e një dashurie pasionante që kërkonte të pushtonte trupin tim. Për të qenë e sinqertë, ndonëse im shoq kishte dy vjet që kishte vdekur, unë nuk kisha provuar histori tjetër dashurie me asnjë mashkull, ndaj isha tepër e apasionuar dhe e etur. Më dukej sikur isha femra më e lumtur në botë. S’e përmbaja dot veten. Ai ishte mbret në dashuri, të sëmbonte zemrën e trupin. As vetë s’e dija ç’po ndodhte midis nesh…
Tashmë kemi dy vjet që jemi të lidhur dhe jemi tepër të lumtur me njëri-tjetrin. Im bir është emigrant në Itali, bisedon në telefon edhe me Enon dhe nuk dyshon për asgjë. Enoja vjen në shtëpi vazhdimisht dhe e kalojmë natën bashkë. Ai tani është në një moshë tepër aktive. Takimet tona s’i ngjajnë njëri-tjetrit, nuk dimë të ndahemi. Ai më premton për një lidhje të gjatë, pasionet janë pa fund dhe jemi tepër të lumtur. Ai më betohet se i plotëson të gjitha nevojat e tij seksuale tek unë. Rrimë me orë të tëra në gjoksin e njëri-tjetrit. Nga gratë e moshuara kisha dëgjuar se dashuria mes një gruaje të rritur me një djalë më të ri në moshë është një dashuri marramendëse, tepër e ëmbël dhe tepër pasionante, gjë që unë po e përjetoj me një kënaqësi të madhe. Disa orë të mos takohemi, ka rrezik të çmendemi. Është një dashuri si ato që mund të shihen vetëm në filma apo të lexohen në romane dashurie. Një dashuri si kjo, as që e imagjinoja. Ai djalë është një mjeshtër profesionist në dashuri; sjelljet dhe veprimet e tij janë të përkryera. Kemi biseduar gjatë për këtë, por për shkak të moshës dhe opinionit, do kemi vetëm marrëdhënie e jo lidhje martesore. Kjo ishte historia si u dashurova me shokun e tim biri dhe po kaloj një dashuri të ëmbël e marramendëse me të…