Unë kam një automjet VW Golf 6, i vitit 2010. Në kroskot me shfaqen dy drita paralajmëruese, njëra është drita e motorrit dhe tjetra është llampa për kandeletat. A mund të më thoni nëse vërtet ka probleme me motorrin e makinës time? Faleminderit
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:-Ju falënderoj për besimin! Gjëja më e mirë për të bërë ne rastet kur motori jep sinjal qe ka probleme është të drejtoheni në në servis automjetesh. Aty bëhet i mundur diagnostikimi me anë të kompjuterit duke lexuar aty kodet e gabimit. Pas evidentimit të tyre bëhet i mundur dhe riparimi i problemit. Ekzistojnë disa komponentë që mund të shkaktojnë këtë konvertues katalitik (një shkak i mundshëm) tek sensorët ose solenoidet që veprojnë në këtë makinë. Çdo motorr ose komponent transmetimi që vepron mund të shkaktojë dritat paralajmëruese që shihni, kështu që kodet duhet të lexohen / kontrollohen për të ndihmuar në gjetjen dhe korrigjimin e këtij problemi. Uroj t’ju kem ardhur në ndihmë!