Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çuditë e vipave


Çuditë e vipave nuk kanë kufi. Është folur shumë për truket jotradicionale që përdorin grimierët e vipave, por tani po tregojmë edhe disa trajtime të çuditshme të cilave u nënshtrohen. E ka zbuluar një revistë e njohur, që ka bërë një klasifikim të procedurave më tekanjoze të vipave të Hollivudit për të ruajtur formën e bukurinë e tyre. Në majë të klasifikimit qëndron e ashtuquajtura “Geisha Facial”, sepse pas këtij emri kaq poetik fshihet në fakt një maskë me bazë glasë zogjsh. Bëhet fjalë për një kurë tradicionale japoneze për të pasur një lëkurë plot shkëlqim. Megjithëse mund të duket e çuditshme, ajo ka joshur edhe Viktoria Bekhamin, që e përdor rregullisht.

Nga ana tjetër, edhe Demi Mur nuk bën shaka. Aktoria ka thënë në fakt gjatë një interviste televizive se në rutinën e saj të bukurisë përfshihet përdorimi i shushunjave. Pasi i ka zbuluar në Australi, gjatë një kure çhelmimi, nuk heq dorë prej tyre. Tani i përdor rregullisht për të pastruar gjakun dhe kështu ruan rininë e përjetshme. Por trajtimet e rezervuara për më guximtarët janë ato izraelite, “Barak’s Snake Spa”, ku gjithçka bazohet në aftësitë terapeutike të reptilëve. Janë pikërisht gjarpërinjtë që bëjnë masazh, duke rrëshqitur për një orë mbi trupin e “pacientëve” për të lehtësuar stresin dhe dhimbjet e reumatizmës. Relativisht më pak ekstreme, por jashtë përdorimit tonë është ajo që në SHBA quhet “viagra për flokët”: Balsami me bazë sperme demi. Megjithëse ka njerëz që betohen për efikasitetin e tyre, jemi të bindur se ekzistojnë alternativa më të këndshmë për t’u kujdesur për veten!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kafe kur je e stresuar? Funksionon vetëm për gratë

Next Post

Dua Lipa publikon një video nga fëmijëria e saj duke folur shqip

Advertisement