– Ndodhem në udhëkryq për shkak të familjes sime. U fejova me një djalë të cilin ma prezantoi familja. Edhe pse nuk e dashuroja, pranova për hir të familjes sepse mendova se duke e njohur do të bija në dashuri me të. Pastaj besova atë çfarë më tha familja se është djalë i mirë etj. Nuk kam qenë asnjëherë pro shkuesive, pa e njohur vete, por siç thashë, e bëra për hir të familjes. Tani kam 6 muaj që jam fejuar dhe zbulova se ai dashuron marrëzisht një vajzë, edhe pse nuk donte të martohej me të. Ai më thotë: “Ty nuk do të të mungojë asgjë, dua që ti të jesh gruaja ime. Me atë kam lidhje tjetër dhe s’e lë dot”, por unë ndihem shumë keq, dua të ndahem, nuk mund ta pranoj këtë gjë. Nuk di si të veproj, t’i them familjes, edhe pse e di se do të hapet një debat shumë i madh? Ju, si do të vepronit?
– Për mendimin tim, vazhdo në punën tënde. Po të tradhtoi që tani, ai do të vazhdojë ta bëjë. Pastaj, familja i ka bërë zgjedhjet e veta për veten e saj. Ti ke të drejtën tënde të plotë dhe legjitime të zgjedhësh vetë për veten tënde. Lufto për veten dhe mos u dorëzo kurrë. Do gjesh një person që do të të dojë dhe do ta duash gjithashtu. Kjo që po ndodh tani në jetën tënde private nuk është bazë e fortë për një familje të rregullt dhe të shëndetshme. Ky është mendimi im, ti vendos vete. Uroj që të mund t’i rregullosh gjërat dhe të jesh e lumtur me jetën tënde. Melisa
– Ndahu, çfarë pret? Të vijë ai dhe të thotë “unë nuk të dua se kam një tjetër”? Mondi
– Pse ia humbet vlerat vetes duke ndenjur akoma me të. S’e kuptoj ç’e do një martesë të tillë. Lije o goce mos u bëj asnjëherë e dyta. Edhe nëse nuk të përkrah familja, je në moshë madhore e ke mundësi t’i dalësh jetës ballë. Lona
– Lëre të bohet një herë me 3 dashnore e pastaj mendohu ça mund të bësh… Ledio
– Akoma e ke të fejuar? Nexhi
– Bëhu e zonja e vetes dhe bëja ti m… atij ndyrësirës, mos prit nga ai jetë familjare më vonë, kur vetë ndyrësira ta ka treguar. Ada
– Nuk kalohet jeta për hir të familjes se nuk është një ditë. Dhurata
– Tregoja rrugen me kohë sa nuk është vonë plehrës. Astriti
– Lëre në vend, ça e mban më plehrën. Ajla.
– Lëre t’ju marrë të dyjave, ty për punë me lopë e atë që të bëjë seks. Fabio
– Martohu me babain e tij për inat! Hahaha. Budallenjtë dhe budallaçkat s’kanë të mbaruar. Kjo gjë nuk do pyetje dhe mendime, duhet direkt ndarje. Tani
– I thuaj ta sjellë te shtëpia. Bledi
– Nuk besoj se ke ndërmend me u martu me të. Aldo
– Dhe pyet?! Anxhela
– Kaja nanen. Adi.
– Po të ishe ti me dashnor, ça duhet të bënte i fejuari? Ori
– Akoma s’jua ka thënë dhe nga maja e malit, ça pret? Ina
– Mbaji qiririn kur të jetë me atë dhe bëji ndonjë video, ose ik lëri rehat se kur një çift duhet, s’i futesh dot në mes. Visi