Ka lindur në fshatin Lisec të Tetovës, në vitin 1997 ka emigruar në Zvicër ndërsa me bodybuilding merret prej 5 vitesh. Edhe pse nuk e ka patur ndërmend t’i futet këtij sporti seriozisht por vetëm si hobi, tentativat e trajnerit të tij për të sprovuar veten kanë qenë për faktin se ai ka potencial të madh sipas trajnerit zviceran. Gara e parë në të cilën do të shfaqet Muhamet Jusufi është më 30 shtator në Schaffhausen të Zvicrës dhe më pas me 14 tetor ai do të jetë në një tjetër garë PDR kampion në gjithë shtetin zviceran, më 21 tetor ai do të prezantohet në një garë europiane në Gjermani, ndërkohë që në finale do të shfaqet në Qipro më 4 nëntor, garë kjo botërore ku do të shpallet edhe kampioni botërorë në bodybuilding.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *