– Mirëdita instruktor. Kam një problem shumë të madh. Jam i çmendur pas fastfudeve, ha shumë sanduiçe. Edhe kur jam në shtëpi, shkoj në fastfud dhe i blej, ose e përgatis vetë në shtëpi. Problemi është se kam filluar të shtoj shumë në peshë dhe kam probleme të përgjithshme shëndetësore, por unë nuk heq dorë dot prej tyre, i konsumoj shumë. Ju lutem, më ktheni një përgjigje: Sa të shëndosh sanduiçi? Shkoj edhe në palestër por duket që nuk më bën efekt palestra. Faleminderit.

Skerdi Pasha, fitness instruktor, Angels Fitness Gym, Ish-parku i autobusave, Tiranë,  tel 0695445228:- Përshëndetje! Të është kthyer në mani pjesa e konsumit të sufllaqeve edhe të saunduiçit. Është efekti psikologjik që tërhiqemi nga ato gjëra që ne me koshiencë e dimë që s’duhet. Unë do të këshilloja ty të vazhdoje të haje sufllaqe dhe mos tentosh ti ndërpresësh në mënyrë të menjëhershme. Do fillosh të ulesh në ditë numrin e sufllaqeve, pra nëse konsumoni 4 copë në ditë ule në 3. Kjo për dy iavët e parë. Për javën e tretë dhe të  katërt do konsumosh sufllaqe  ose sanduiç pa salcat, vetëm mish patate. Në javën e pestë dhe të gjashtë do konsumosh sullfaqe vetëm 2 copë në ditë dhe përpara orës 17:00,domethënë pas orës 17:00, s’do konsumosh këtë dy copëshin e sufllaqeve. Ndërsa në javën e 7-8 e në vazhdim do konsumosh sufllaqe vetëm një ditë në fundjavë dhe do hash për një vakt sa copë të duash, pra të shtunën ose të djelën për drekë sa copë të duash sufllaqe. Ndiqe këtë hierarki që të dhashë, është parimi gradulitit që do të vijë ty në ndihmë për të lënë sufllaqet dhe sanduiçet. Në momentet kur nuk i përmbahesh dot tundimit përtej regullave që të thashë. Konsumo pilaf 200-300 gr. Kjo do të vijë në ndihmë sepse do të jap ndjenjën e ngopjes dhe do ti rezistosh tundimit të sufllaqes. Ndërsa në lidhje me palestrën vazhdo bëj fort,  mos mungo se frytet do ti japë por thjesht vonojnë ndonjëherë. Të uroj vullnet të hekurt dhe do t’ja dalësh. Suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *