-Përshëndetje gazeta Intervista. Unë jam 28 vjeç dhe kam një problem të madh me ngërçet, sidomos kohët e fundit që e ndjej se po më rëndon dhe po më pengon të bëj palestër ashtu diç duhet. Kam pyetur edhe në vende të tjera dhe nuk kam marrë një përgjigje të plotë. Si mund t’i parandaloj dhe a duhet t’i vazhdoj ushtrimet normalisht, edhe pse më kap ngërçi? Pres një përgjigje sa më shpejt, ju lutem! Faleminderit.
Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- Përshëndetje!Ngërçet muskulare janë kontraksione të pavullnetshme që manifestohen me dhimbje deri tek ato më të fortat. Kryesisht ndodhin në kofshë, në pulpe dhe tek këmbët. Kur të kapin gjatë orëve të natës mund të të lenë edhe pa gjumë. Ngërçet ndodhin për shumë arsye si nga mungesa e dehidratimit, stres muscular, nga stërvitja ose nga mbajtja e një pozicioni të njejtë për një kohë të gjatë. Njerëzit që merren me sport i ndodhin shpeshherë ngerçet muskulare sepse djersisin shumë dhe nuk hidratohen, kanë mungesë të mineraleve dhe të elektroliteve siç janë mungesa e potasit, magnezit, calciumit dhe vitaminës D. Ngërçet muskulare ndodhin edhe tek personat që kanë sëmundje të ndyshme si mungesa e qarkullimit të gjakut ateroskleroza periferike, tromboza venoze, variçe, flebit. Mund të ndodhi edhe kur marrim medikamente diuretike ose gjatë shtatzanisë. Ushtrimet fizike nuk duhen bërë të sforcuara derisa angërçet muskulare të rrallohen deri në zhdukje. Në të kundërt, nëse ngerçet janë të vazhdueshme duhet konsultuar me mjekun! Uroj të jesh i kënaqur me përgjigjen që more! Gjithë të mirat!