Jam një nënë shumë e re dhe kam një vajzë 3 vjeçe e gjysmë.  Në vendin ku jetoj të gjithë që më njohin e më respektojnë dhe  kush ka dashur të më qëndrojë afër, është refuzuar nga ana ime . Theksoj se jam e martuar, por bashkëshorti im ndodhet në burg dhe unë prej vitesh jetoj në një shtëpi me qera, me vajzën time. Ndihem shumë e vetmuar, por nuk kam besim tek asnjëri. Më thoni ju lutem, a është kjo më e mirë për t’u mbrojtur nga e keqja? Xhuljeta

Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com:- Faleminderit për pyetjen e drejtuar. Njeriu është një qënie e cila e ka tejet të vështirë të njohë qenien e tij. Ndonjëherë një e mire quhet e keqe e keqja është e mirë. Shoqëria njerëzore lind me njeriun si individ , por ajo fillon me formësimin e saj pikërisht kur fillon celula e parë e kësaj shoqërie që është familja pa familje njerëzit s’do të mund të ekzistonin, po ashtu siç ekzistojnë edhe shumë qënie të tjera të gjalla. Në realitet gjërat sa më të lehta janë aq më të vështirë e kemi ne, por njeriu është krijuar si qënie e dobët e si e tillë ajo është e gabueshme. Më të mirat e këqijat e saj por ne në realitet në fakt e mira dhe e keqja janë dy nocione . Tepër të gjëra që mbartin në vetvete subjektivitet shpesh edhe të kundërt në vetvete . Por ka një mase të përbashkët në mes të gjitha krijesave njerëzore se cfarë është e mirë apo e keqe .

Përshembull, e keqja apo e liga mund të përkufizohet si e kundërta e të mirës si në fe dhe etikë e keqja është cilësia moralisht e gabuar e të gjykuarit arsyetuarit. Të vepruarit të njeriut në parim apo jetë ose ndryshe është ajo që shkakton dëm, dhimbje, padrejtësi, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi të ndryshme por të mbrohesh nga e keqja duhet pak punë ose zgjidhja më e mirë është t’i lësh të shkojnë. Jo të gjithë njerëzit janë të tillë ka dhe njerëz të mirë. Por, siç thuhet të mirës dhe të keqes hapi derën kur të vjen se shmang dot . Është cikli i jetës në tërësi e ajo që t’i thua mua më respektojnë ato që më njohin, ose në vendin ku unë jetoj. Është diçka e bukur pasi shoqëria jonë ka filluar të ndryshojë. Për të qënë një shoqëri e hapur pasi në fakt të gjithë njerëzit kanë traumat e tyre, të gjithë kanë problemet e tyre, të gjithë jemi të gabueshëm si qënie. E rëndësishme është që ne të luftojmë e të përballemi, të shmangesh nga problemet herët apo vonë do përballesh. Kjo është diçka që ngelet aty është e përkoheshme çdo gjë është relative. Jeta është dhurata më e bukur që ne kemi çdo gjë tjetër është e përkohshme në këtë botë ku në jetojmë saqë ndonjë herë na duket si një ëndërr e keqe. Janë vitet që na ikin shpejt e shpejt e në se kuptojmë . Ndërsa të keqen njerëzit e kan të lindur madje lindin me atë shpirt po ashtu si njerëzit e mirë, e realisht të keqes s’mund ti mbrohesh po ashtu edhe kur je i lumtur është diçka që vjen në mënyrë spontane e rastësorë për ne. E rëndësishmë është që ne të ndjehemi të lumtur me të afërmit tanë, ti japim një mundësi për të qenë të lumtur, thjesht për një kafe apo për të bërë shaka. Të vlerësosh jetën e botën , lumturia buron nga brenda nesh pavarësisht sesa herë ngrihemi apo rrëzohemi ne. Duhet të jemi sa më të socializuar në shoqëri qoftë edhe me njerëzit

të afërt ose jo! Nga ana tjetër kërko mbështetje nga njerëzit të cilët i ke pranë familjarë ose miq, që duhet të mbështesin në këtë moment të vështirë që ti po përjeton. Fol me ta kërko ndihmë sa më shumë sepse nuk duhet ta përballosh e vetme ketë situatë . E kuptoj që është e vështirë kjo pjesë për ty të përballosh e vetme ketë situatë, prandaj mbështetja tek njerëzit më të afërt dhe tek ekspertët e fushës ë shtë mëse e nevojshme. Merr pak kohë edhe për veten, mbështetu tek dashuria që ndjen për bashkëshortin e shpreso që problemi të zgjidhet. E di që është e vështirë por unë të kërkoj të bëhesh e fortë për vëtën tënde për bashkëshortin e vajzën tënde. Të mundohesh të jesh e lumtur sado e vështirë të bëhet jeta , ke arsye e motiv për të qenë e lumtur . Lumturia sështë se ka ndonjë recetë specifike ajo thjesht ndjehet tek gjërat e vogla të padukshme për ne por edhe të bukur një kohësisht. Nëse situata përkeqësohet dhe ti s’mund ta përballosh emocionalisht, pavarësisht ndihmës së njerëzve të afërt, mund të kontaktosh me një psikolog. Shpresoj t’ju kem ardhur sado pak në ndihmë. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *