– Përshëndetje. Jam një vajzë 28 vjeçe dhe kam një problem që më shqetëson. Kam dy muaj që kam dhimbje dhe kruajtje në organin gjenital e pikërisht në pjesën më të ndjeshme të organit, në majën e klitorisit. Dua t’ju them se buzët e vogla të organit tim që fillimin e kanë te maja e klitorisit, janë shumë të gjata dhe në ngjyrë të errët. Dua të di, a është normale kjo gjë apo unë kam anomali në organin tim? Po kruajtja dhe dhimbja e majës së klitorisit mund të jetë nga vazhdimi i zmadhimit të buzëve të vogla, që e kanë fillimin pikërisht aty ku unë ndjej dhimbje dhe kruajtje? A ekziston mundësia për ndonjë ndërhyrje për zvogëlimin e buzëve të vogla dhe a ka ndonjë mënyrë për të ndaluar rritjen e tyre? Dua t’ju theksoj se jam shumë e shqetësuar dhe mezi po pres një përgjigje nga ju. Faleminderit.
Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, ëhatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje e nderuara paciente! Keni të drejtë që jeni e shqëtësuar se ndonjëherë kjo anomali e lindur që keni tek buzët e vogla të vaginës mund të ndikoj që t’ju bezdis, t’ju mundoi psiqikisht dhe të bëj ngacmime rreth klitorisit e vaginës që të keni shqetësime dhe infeksione më të shpeshta . Sa i përket anatomisë organet gjenitale të jashtme femërore përbëhen nga dy buzë të mëdha e dy të vogla ku në brendësi të buzëve të vogla gjendet hyrja e vaginës dhe e uretrës (kanali i urinës) dhe mbi çarjen e vaginës lart gjindet klitorisi i cili luan rol të rëndësishëm në kënaqësin seksuale të femrës. Shumë femra sot kërkojnë ndihmë për të korrigjuar ndryshimet në organet e tyre gjenitale, për të kthyer vetëbesimin, për të rritur kënaqësinë seksuale dhe të rinuar jetën e tyre seksuale. Asimetria e buzve të vogla është një gjendje e lindur ku shumë femra i kanë buzët e vogla të vaginës shumë të rritura. Në këtë rast buzët e vogla dalin jashtë dhe nuk mbulohen nga buzët e mëdha. Këto femra normalishtnuk janë të kënaqura me pamjen e buzëve të vaginës dhe në këtë rast bëhet riformimi i buzëve të vogla të vaginës sipas kritereve estetike të gruas. Kjo anomali korigjohet shumë lehtë nga një gjinekolog e intervenimi quhet labiaplastik (korrigjimi i buzëve të vaginës) Ky intervenim mund të kryhet nën anestezion lokal ose të përgjithshëm varësisht nga gjendja psikologjike e gruas, por edhe nga kohëzgjatja e parashikuar e intervenimit. Qepja bëhet me penj resorbtivë (domethënë me penj që shkrihen dhe që s’kanë nevojë të hiqen). Zakonisht pas operacionit jepen antibiotikë dhe këshilla për ta parandaluar infeksionin.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!