A e dinit se një prej hitbërësve të artistë të huaj është shqiptar dhe pikërisht është DJ A-BOOM, apo sic e ka emrin në të vërtetë Ardian Luboja. Ai është një producent mjaft i njohur jo vetëm në Zvicër ku jeton por në një pjesë të mirë të europës, në Gjermani, Austri, Itali etj, madje kënga më e fundit që ai ka krijuar “Kriminell”, po po është prodhimi i tij kënduar nga Azet dhe Zuna (KMN GANG) dhe në bashkëpunim me reperin Noizy, ku në top listat e huaja si ato gjermane dhe italiane është në top 10, ndërsa kënga është kthyer në një hit ku vetëm për pak orë kaloi 2 milion klikime. DJ A-BOOM është i kërkuar kudo, ndërsa bashkëpunon edhe me Urban Stars, të cilët menanxhojnë artistët e famshëm botëror, ndërsa albumi më i ri që pritet të dalë nga Azet me titull “Fast Life” do të ketë si producent po shqiptarin e famshëm.
Advertisement