Ajo ka lindur në Locarno të Zvicrës por jeton në Kosovë, dhe është një nga vajzat më të bukura shqiptare. Diona Shala, jo vetëm nga bukuria e qytetit ku jeton por edhe në gen e ka të trashëguar bukurinë, pasi mami i saj dikur ishte Miss Diaspora, e sot vajza është një Miss, ku që në moshën 16 vjeçare ka marrë pjesë në Miss Kosova në vitin 2010. Më pas Diona ka qenë pjesë si modele në agjensinë OKAY, por dëshira e saj që tashmë është realizuar të ishte pjesë e ndonjë agjesnioni të huaj, jashtë vendit, ku menaxhohet tashmë nga Fiore Tondi, ku e ka ftuar më pas për të përfaqësuar Kosovën në Ëorld Top Model që u mbajt pak kohë më parë në Budapest, e që e quan një nga eksperiencat më të bukura të saj, e ku ra në sy për elegancën dhe hijeshinë e saj. Mësojmë se Diona tashmë ka marrë oferta për të qenë imazh i Cavallit në Amerikë dhe Evropë, e si duket do të ndjekë edhe hapat e topmodeleve me famë botërore që vetë i pëlqen si Emina Cunmulaj, Irina Shayk dhe Adriana Lima. Por jo vetëm e bukur, modelja është edhe e zgjuar, ajo flet shumë gjuhë, si: italisht, anglisht edhe frëngjisht përveç gjuhës amtare shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *