– Ime shoqe, para një muaji, pati një krizë kardiake dhe kjo ndodhi gjatë marrëdhënieve seksuale. Mjeku na tha se në këtë mes s’kanë pasur të bëjnë marrëdhëniet, por unë kam frikë tani të kem intimitet me të.

– Së pari, duhet ta largoni këtë lloj frike sepse jo gjithmonë mund të ndodhë kështu. Unë do t’ju rekomandoja pozicione klasike që janë të përshtatshme për persona që kanë probleme me zemrën. Mos bëni veprime që mund t’i shkaktojnë dhimbje. Nëse ajo ndjen dhimbje në zemër gjatë marrëdhënieve seksuale, ndërpritini ato. Në asnjë mënyrë, bashkëshortja juaj nuk duhet të konsumojë alkool ose të hajë shumë para marrëdhënieve seksuale.

– A është e mundur ta zgjedhësh seksin e fëmijëspara se të ngelesh shtatzënë?

– Prej shekujsh, studiues të ndryshëm janë përpjekur të gjejnë formulën e saktë dhe jo vetëm këta, por edhe njerëzit e thjeshtë me metodat e tyre, janë përpjekur dhe kanë rrezikuar për shëndetin e tyre. Për shembull, grekët e lashtë mendonin se spermatozoidet e prodhuar nga testikuli i majtë konceptonin djem dhe për këtë, e lidhnin provizorisht njërin testikul (të djathtin) me pe. Në ishujt Palaoste të Filipineve, gratë që donin të lindnin djem, visheshin si burra gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Një ide që ekziston edhe sot në mjaft vende dhe që ka të ngjarë të vijë nga lashtësia, thotë se burri duhet të hedhë djathtas mbathjet e tij para se të kryejë marrëdhënie. Në ditët e sotme, shkencëtarët japin një sërë këshillash për të zgjedhur seksin e fëmijës së ardhshëm. Ja një përmbledhje e disave prej tyre.

– Nëse doni djalë, duhet të kryeni marrëdhënie në ditët e ovulacionit. Po të dëshironi vajzë, duhet të kryeni marrëdhënie të pakten dy ditë para ovulacionit. Sigurisht, suksesi nuk është i garantuar.

– Nëse dëshironi të keni vajzë, pritni të plakeni ca. Te çiftet e reja, mundësia e lindjes së një djali është më e madhe sesa e lindjes së vajzës.

– Nëse doni të keni djalë, duhet të hani sa më shumë peshk (veç jo midhje e lloje të tjera frutave të detit), jo sallatë të njomë, lakra, lulelakra e spinaq. Është mirë të hani gjithashtu fruta të freskëta. Nëse doni vajzë, mos hani shumë kripë, por pini shumë qumësht. Hani gjithashtu shumë oriz e makarona. Megjithatë, jo gjithçka që thamë më sipër është 100% e vërtetë. E rëndësishme ama është që fëmija të jetë i shëndetshëm, pavarësisht gjinisë së tij.

– Në cilën moshë shuhet dëshira për marrëdhënie seksuale? Ju pyes pasi unë e gruaja ime jemi mbi 65 vjeç e vazhdojmë të kemi marrëdhënie të rregullta me njëri-tjetrin.

– Ju mund të merrni pa frikë titullin kampion në këtë fushë. Shumica dërrmuese e burrave mbi këtë moshë siç është e juaja nuk kanë më marrëdhënie të rregullta seksuale.

– Gruaja ime është shtatzënë. A mund të dëmtohet fëmija gjatë marrëdhënieve seksuale?

– Është pothuajse e pamundur. Kjo mund të ndodhë vetëm në rastet kur femra ka probleme me shtatzaninë ose kur kryen marrëdhënie jo shumë të kujdesshme.

Të fejuares sime i pëlqen të bëjmë marrëdhënie seksuale kur ajo është me menstruacione. Kjo më ka ndodhur edhe me femra të tjera, kur nuk isha i fejuar. Pse e pëlqejnë femrat këtë gjë?

– Shumica e ndjenjave njerëzore u bindet disa cikleve. Edhe libidoja (dëshira seksuale) nuk bën përjashtim nga kjo. Ditët e menstruacioneve janë te me shumë se një e treta e femrave, momenti i ciklit ku libidoja është më e madhe. Pra, femrat kanë dëshirë seksuale më të madhe gjatë ciklit menstrual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *