Doktor Abazi kam një pyetje për ju! Unë jam një zonjë 48 vjeçare dhe para 5 viteve në një aksident kam humbur djalin tim dhe kalova një depresion, ku mezi e mora veten me ilaçe, doktor, psikolog por problemi që kam unë tani është se jam në menopauzë dhe më ka kapur me mërzitje dhe qaj netëve shpesh e kam dhe dhimbje koke të madhe, mërzitem shumë shpejt me njerëzit dhe kam frikë se mos kaloj prapë në depresion. Mendoni se duhet të përdor ilaçe apo qetësues dhe nëse po çfarë? Nuk dua të përsëritet prapë ajo fazë në jetën time.
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zonjë e nderuar, e lexova me vëmendje letrën tuaj dhe do të doja t’ju shpjegoja se shqetësimet tuaja janë një ankesë e shpeshtë e femrave në të njëjtën fazë të jetës me ju. Kjo lidhet me ndryshimet hormonale drastike që ndodhin në këtë periudhë të jetës tek femrat. Është e natyrshme të përjetoni ankth, pagjumësi, demoralizim, dhimbje koke (e cila lidhet me tensionimin e sistemit nervor). Këto ankesa janë më të shprehura tek femrat e mbindjeshme, dhe duke patur parasysh historinë tuaj do të thoja se keni një predispozitë për të rënë në depresion. Në këto kushte është e nevojshme të merrni disa masa për të parandaluar rëndimin e gjendjes. Në fillim do t’ju rekomandoja disa këshilla për të përballuar këtë situatë në mënyrë sa më natyrale, pa kaluar tek barnat: – dëgjoni më shumë muzikë, – qëndroni vazhdimisht në shoqërinë e njerëzve të dashur për ju. Vetmia mund t’ju zhytë në mendime të errëta, të cilat kanë tendencë të bëhen si qark vicioz, – merruni me sa më shumë aktivitet fizik : aerobi, ecje ose vrap në natyrë, sport, palestër, etj. Aktiviteti fizik mund të bëj ndryshime të jashtëzakonshme në trupin dhe mendjen tuaj. -Merruni me veten me sa mundësi që keni: blini diçka të re, ndryshoni modelin e flokëve, i dhuroni vetes një trajtim bukurie apo çlodhës (masazh), e të tjera si këto. Është thjesht çështje iniciative. Dashuria fillon nga vetja.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!