E nderuar doktoreshë, jam një vajzë 24 vjeçe, lexoj shumë dhe punoj në kompjuter gjatë. Jam e shqetësuar, pasi zona e qerpikëve më rri e skuqur, si me copa lëkure dhe sytë më kruhen shumë dhe më djegin. Kam vëne re kohët e fundit që qerpikët më janë rralluar shumë, vënde-vënde nuk kam fare qerpikë edhe ato që kam i kam të këputur, jo të gjatë. Jam mërzitur shumë, se jam vajzë e re dhe kam hallin e imazhit.

 

Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:-  E dashur letërshkruese, nga letra juaj mora me mend që ju vuani nga një sëmundje e bregut të kapakëve të syve, aty ku dalin qerpikët. Sëmundja quhet blefaritis dhe është inflamacion i rrënjëve të qerpikëve dhe i lëkurës përreth tyre. Shenjat e sëmundjes janë pikërisht këto që ju ankoni: djegie, kruarje, enjtje të bregut të kapakut, copa lëkure etj. Në përgjithësi është sëmundje e trashëguar. Ndikon për keq në agravimin (rëndimin e sëmundjes) puna me kompjuter apo pajisje elektronike.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *